Tomor Alizoti: Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shoferë të Agasit. Drejtoresha e SHISH i shërbente krimit
Në seancën plenare në Kuvend, Tomor Alizoti u ndal te protestat në Tiranë duke ngritur shqetësimin se në Kuvend nuk është vendosur në rend dite diskutimi për shqetësimet e të rinjve që protestojnë. Gjatë fjalës së tij, Alizoti u shpreh kritik ndaj mazhorancës, ndërsa u ndal edhe te skandali i SHISH duke thënë se u […]

Në seancën plenare në Kuvend, Tomor Alizoti u ndal te protestat në Tiranë duke ngritur shqetësimin se në Kuvend nuk është vendosur në rend dite diskutimi për shqetësimet e të rinjve që protestojnë.
Gjatë fjalës së tij, Alizoti u shpreh kritik ndaj mazhorancës, ndërsa u ndal edhe te skandali i SHISH duke thënë se u pa qartë që drejtoresha e SHISH i shërbente krimit. Të rinjtë theksoi ai janë pa të ardhme në Shqipëri për shkak të keqqeverisjes.
“Opozita ka sjellë 4 nisma që nuk i keni vënë në rendin e ditës Dhe ky është I vetmi Kuvend që nuk vë një gjë që ka ndodhur në Shqipëri, që është protesta. Kanë folur mediat ndërkombëtare vetëm parlamenti i Shqipërisë nuk flet për protestat e shqiptarëve. Çfarë përfaqëson ky Kuvend? Rendi i ditës duhet të ishte zemërimi shoqëror, i të rinjve që janë pa të ardhme dhe I prindërve të të rinjve…Edhe ata që protestojnë janë shqiptarë. Politika është përfaqësim dhe besim. Po të flas për Durrësin dhe Elbasanin e hap librin dhe unë…Por nuk është kjo sot po flas për rinjtë…Lideri global i thotë të rinjve F…është problem shumë I madh se unë se them do atë fjalë…Nëse një polici i dhunon i riu shqiptar është pa të ardhme. Pushteti shqiptar, ka një sfidë , paratë e veta. Një polici e inkriminuar, dhunon njerëzit që luftojnë për liri dhe janë shoferë të Agasit, SHISH, drejtoresha i shërben krimit. Në moment që përdoret dhunë e frikë dhe ia fusni shokëve tuaj, ka rënë pushteti…”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion Metës

Rama mbledh socialistët para nisjes së Kuvendit, jep ‘porositë’ e fundit

Prethi: I qëndrojmë kandidaturës së Florjan Binajt për Tiranën

Prendi: Politikat e qeverisë Rama po përzënë të rinjtë nga Shqipëria, studentët detyrohen të braktisin studimet

Qytetarët sërish në shesh! Sot protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027, 13 deputetë të opozitës të përjashtuar

Veliaj kërkon mocion mosbesimi për Ramën, Klosi tregon çfarë do të ndodhë

“Nuk është konflikt ish-dashnorësh…”/ Bushati për përjashtimin e Spiropalit: Fyejtë në asamble nuk kuptuan gjë





