“Në çdo fushë ka Gysët e tij”/ Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë euro
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se të ardhurat e tij të depozituara në bankat offshore kanë kaluar 2 miliardë euro. Në një prononcim për mediat, pasi opozita braktisi sallën e Kuvendit gjatë kohës që Rama po mbante fjalën për Buxhetin 2027, Berisha komentoi […]

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se të ardhurat e tij të depozituara në bankat offshore kanë kaluar 2 miliardë euro.
Në një prononcim për mediat, pasi opozita braktisi sallën e Kuvendit gjatë kohës që Rama po mbante fjalën për Buxhetin 2027, Berisha komentoi raportin e fundit të Eurostat-it për të ardhurat dhe varfërinë në Shqipëri. Sipas tij, rritja e të ardhurave për frymë nuk pasqyron realitetin ekonomik të qytetarëve, pasi, siç pretendoi ai, përllogaritjet janë bërë mbi një numër më të vogël të popullsisë, duke lënë jashtë rreth 500 mijë shqiptarë.
“Shqipëria është i vetmi vend në botë që të ardhurat për frymë shtohen, por varfëria rritet, sepse të ardhurat për frymë të shtuara janë të falsifikuara. Pse janë fake? Për arsye se Fondi Monetar ka pjesëtuar produktin e përgjithshëm bruto me një numër shumë të vogël shqiptarësh, me 500 mijë shqiptarë më pak. Dhe kjo ka bërë që nga vjet gjer sivjet, të ardhurat të duken 1 mijë dollarë më shumë”, u shpreh Berisha.
Ai pretendoi gjithashtu se zhvlerësimi i dollarit, të cilin e lidhi me atë që e cilësoi si “narkodollarë”, ka ndikuar në rritjen e shifrave të të ardhurave, ndërsa qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike.
“Po pse janë varfëruar shqiptarët? Shqiptarët janë varfëruar se me të ardhurat e disponueshme, thotë Eurostat-i, ata duhet të shpenzojnë 108 përqind më shumë se sa evropianët. Ndërkohë që maqedonasit shpenzojnë për ushqime 68 përqind të asaj sa shpenzojnë qytetarët evropianë. Pra, siç e shihni, edhe rritja është në fatkeqësi, në varfëri dhe mjerim”, deklaroi kreu i PD-së.
Më tej, Berisha akuzoi kryeministrin se, sipas tij, ka persona të besuar në sektorë të ndryshëm të prokurimeve dhe ekonomisë, të cilët i cilësoi si “Gysët” e Ramës, duke iu referuar Ergys Agasit.
“Të ardhurat e shqiptarëve grabiten në mënyrën më të paskrupullt nga lukunia, nga organizata kriminale që quhet qeveri dhe Padrino, i cili ka Gysët. Mos harroni një gjë, Ergys Agasi, Edi Rama e ka në çdo sektor të prokurimeve dhe ekonomisë. Ato që vidhte me Gysin tek AKSHI, ato i vjedh me Gysin e shëndetësisë, me Gysin e energjetikës, me Gysin e infrastrukturës. Pra, në të gjitha fushat ai ka Gysët e vet”, u shpreh Berisha.
Në vijim, ai pretendoi se pasuritë e kryeministrit të depozituara në bankat offshore janë rritur ndjeshëm, duke kaluar, sipas tij, 2 miliardë euro.
“Të ardhurat e tij në bankat offshore, të cilat sipas OSBE-së në vitin 2014 ishin 200 milionë, sot kanë kaluar në të paktën minimumi 2 miliardë euro. Por unë zotohem para shqiptarëve se do gjenden. Fatmirësisht gjurmët janë”, tha Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Tomor Alizoti: Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shoferë të Agasit. Drejtoresha e SHISH i shërbente krimit

Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion Metës

Rama mbledh socialistët para nisjes së Kuvendit, jep ‘porositë’ e fundit

Prethi: I qëndrojmë kandidaturës së Florjan Binajt për Tiranën

Prendi: Politikat e qeverisë Rama po përzënë të rinjtë nga Shqipëria, studentët detyrohen të braktisin studimet





