Berisha: Garantoj se gjobat e narkoshtetit do t'u rikthehen studentëve e qytetarëve me vlerë 3 herë më të lartë...
Në një konferencë për median mbrëmjen e sotme, kryetari i PD-së Sali Berisha garantoi çdo student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t'u rikthehen atyre me vlerë 3 herë më të...

Në një konferencë për median mbrëmjen e sotme, kryetari i PD-së Sali Berisha garantoi çdo student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t'u rikthehen atyre me vlerë 3 herë më të lartë.
Ndërsa paralajmëroi edhe gjobvënësin që vë firmën, do të paguajë shumë shtrenjtë.
Ai gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të studentëve dhe qytetarëve të ndaluar në komisariate.
Shpreh mirënjohje shumë të thellë për studentët dhe qytetarët, për pjesëmarrjen e tyre të madhe, për trimërinë, rekordet e reja të trimërisë që treguan në përballjen dhëmb për dhëmb me mercenarët e Edi Ramës.
Kërkoj lirimin e menjëhershëm të studentëve dhe qytetarëve të ndaluar në komisariate.
Garantoj çdo student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t'u rikthehen atyre me vlerë tre herë më të lartë, por edhe gjobvënësi që vë firmën e tij, do të paguajë shumë shtrenjtë atë firmë që vendos.
U rikujtoj atyre që marrin aktin antikushtetues të firmosjes së firmave, mos kryeni krime të tilla se dhe penalisht mund të ndiqeni, paçka se absolutisht me rrogat tuaja, me të ardhurat tuaja, do të dëmshpërblehen të gjithë ata që keni ndëshkuar.
Sot u faktua se protestuesit, studentët dhe qytetarët në revoltën e tyre paqësore, u provokuan në mënyrë të përsëritur nga policia e cila kryen, vepron me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekretet diktatoriale të padrinos...

Zgjidhet kreu i ri i degës së PD në Korçë

‘Topa uji dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve antiqeveritarë’, Bloomberg: Presion mbi qeverinë e Edi Ramës

Policia hyn në Parkun Rinia dhe u kërkon protestuesve të largohen, Guri dhe Goxhaj kërkojnë shpjegime

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Forcat e policisë dhe autobotët e ujit drejt Ministrisë së Brendshme, shpërndajnë protestuesit

Radio Francë: Një këngë franceze është bërë himn i protestave rinore shqiptare kundër Edi Ramës

“Banditë me uniformë, janë lëshuar në terren civilët”, Ilirjana Kuçana: Më përndjekin! Poshtë banesës time…

Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë





