Zgjidhet kreu i ri i degës së PD në Korçë
Harito Zoto është zgjedhur kryetari i degës PD në Korçë. Harito Zoto u zgjodh me 398 vota kundrejt 109 votave që mori Mikel Dishnica. Anëtarët e kësaj force politike u...

Harito Zoto është zgjedhur kryetari i degës PD në Korçë.
Harito Zoto u zgjodh me 398 vota kundrejt 109 votave që mori Mikel Dishnica.
Anëtarët e kësaj force politike u paraqitën sot në selinë lokale të PD-së për të votuar mes dy kandidatëve që garojnë për drejtimin e partisë në këtë qytet. Procesi i votimit u mbyll në orën 18:00.
Në mesazhin e parë pas fitores, kreu i degës së PD-së në Korçë ftoi të gjithë demokratët të bashkohen.
“Falenderoj Zotin, demokratët për mbështetjen dhe deputetët. Kemi nevojë për bashkim, për të gjithë demokratët’ thotë ai në mesazh.

Lexo edhe
POLITIKE
‘Topa uji dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve antiqeveritarë’, Bloomberg: Presion mbi qeverinë e Edi Ramës

Policia hyn në Parkun Rinia dhe u kërkon protestuesve të largohen, Guri dhe Goxhaj kërkojnë shpjegime

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Forcat e policisë dhe autobotët e ujit drejt Ministrisë së Brendshme, shpërndajnë protestuesit

Radio Francë: Një këngë franceze është bërë himn i protestave rinore shqiptare kundër Edi Ramës

“Banditë me uniformë, janë lëshuar në terren civilët”, Ilirjana Kuçana: Më përndjekin! Poshtë banesës time…





