“Bleva këpucët ushtarake në Temu”/ Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet denoncimit të ushtares

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas pretendimeve të publikuara në lidhje me mungesën e uniformave dhe mjeteve individuale për personelin e Forcave të Armatosura, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe larg realitetit.
Përmes një reagimi zyrtar, Ministria thekson se denoncimi në fjalë nuk pasqyron situatën reale dhe kundërshton përgjithësimin e problematikës mbi bazën e një denoncimi anonim, pa verifikimin paraprak të fakteve.
Sipas institucionit, pajisja e efektivëve me uniforma dhe mjete individuale kryhet në përputhje me procedurat dhe planifikimet institucionale, duke marrë në konsideratë nevojat e strukturave dhe detyrimet ligjore.
Ministria e Mbrojtjes siguron gjithashtu se çdo shqetësim apo problematikë konkrete që lidhet me kushtet e shërbimit të personelit ushtarak trajtohet me përgjegjësi nga strukturat përkatëse.
Në reagimin e saj, Ministria nënvizon se informimi i publikut për çështje të tilla duhet të mbështetet në fakte të verifikuara dhe jo në përgjithësime që, sipas saj, nuk pasqyrojnë realitetin.
Në përfundim, institucioni vlerëson kontributin e grave dhe burrave të Forcave të Armatosura, duke theksuar se ata meritojnë respektin dhe vlerësimin më të lartë për shërbimin, përkushtimin dhe sakrificat e përditshme në mbrojtje të sigurisë së vendit dhe qytetarëve.

Lexo edhe
AKTUALITET
Makina përplas këmbësorin në hyrje të Terminalit të Sarandës, 31-vjeçari përfundon në spital

Vaji i derdhur në aksin Qukës-Përrenjas kthehet në rrezik për qyetarët

Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Spanjë, mister shkaqet

Refuzojnë dialogun me Ramën, protestuesit nuk largohen nga bulevardi





