Vaji i derdhur në aksin Qukës-Përrenjas kthehet në rrezik për qyetarët

Një tjetër ngjarje e rëndë dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e drejtuesve të mjeteve vjen nga aksi rrugor Qukës-Përrenjas, ku një qytetar ka rënë pre e një situate të rrezikshme për shkak të pranisë së vajit të derdhur në rrugë.
Përmes pamjeve nga kamera e sigurisë e makinës gjatë orëve të mbrëmjes, qytetari tregon momentin se si automjeti i tij humbet kontrollin dhe i rrëshqet në mënyrë të rrezikshme në asfalt, për shkak të substancës së rrëshqitshme të hedhur në rrugë.
Sipas denoncuesit, ky nuk është një rast i rastësishëm apo ndonjë defekt teknik i ndonjë mjeti, por dyshohet se persona të papërgjegjshëm kanë hedhur vaj në rrugë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e udhëtarëve dhe çuar drejt aksidenteve fatale. Në pamje shihet qartë vështirësia e kontrollit të mjetit gjatë lëvizjes në këtë aks.
Përmes këtij denoncimi, drejtuesit e mjeteve kërkojnë vëmendjen e autoriteteve kompetente, Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës për të verifikuar situatën, për të marrë masa pastrimi dhe për të kapur autorët e këtij akti të papërgjegjshëm që rrezikon jetën e qytetarëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Spanjë, mister shkaqet

Refuzojnë dialogun me Ramën, protestuesit nuk largohen nga bulevardi

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari

EMRAT/ Vrasja e shqiptarit, prokuroria italiane kërkon me 24 vite burg autorin

U gjobit pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 120 mijë euro për 17-vjeçarin jetim

Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës/ Gjykata shuan dy akuza për Nikoll Radaçin, shtyhet gjyqi

EMRI/ Vrau shqiptarin në Itali, prokuroria kërkon 24 vite burg për autorin





