Bllokohet anija me karburant në portin e Durrësit, transportoi 16.8 ton më shumë se sa kishte deklaruar
Një anije e ngarkuar me karburant është bllokuar në portin e Durrësit, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet doganore janë konstatuar 16.8 tonë karburant më shumë se sasia e deklaruar në dokumentacionin doganor.

Një anije e ngarkuar me karburant është bllokuar në portin e Durrësit, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet doganore janë konstatuar 16.8 tonë karburant më shumë se sasia e deklaruar në dokumentacionin doganor.
Dyshohet se kjo sasi është mbajtur e padeklaruar, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat e mëtejshme ligjore për verifikimin e rastit.
Njoftimi i Degës Doganore Durrës:
Në kuadër të kontrolleve doganore, shërbimet e Degës Doganore Durrës ushtruan kontroll fizik në një anije, që ndodhej e akostuar në një nga kalatat e portit, pas informacioneve operative për diferenca në sasinë e deklaruar të karburantit.
Gjatë kontrollit të punonjësve të doganës u evidentuan rreth 16,8 tonë karburant të dyshuara si të padeklaruara dhe të nxjerrë kontrabandë nga anija. Për rastin u hartua procesverbali i konstatimit fizik dhe u vendos bllokimi i anijes për të vijuar me ndjekjen e procedurave të mëtejshme verifikuese ligjore.
Dega Doganore Durrës njofton se do të vijojë kontrollet dhe veprimet operative për parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe zbatimin e legjislacionit doganor.
Lexo edhe
AKTUALITET
Një kontroll trafiku zbulon organizatën e fuqishme kriminale shqiptare, çmontohen disa plantacione droge

“Si në diktaturë!”/ Aktivisti Aliaj: Kryeministri ka frikë, po i vjen fundi! E kanë të kotë reprezaljen policore, frika është vrarë...

“Të gjithë tradhtarë jeni”, “Mos e përdhosni flamurin kombëtar”/ Përplasje e fortë mes policisë dhe protestuesve

I arrestuar në Francë, i kërkuar nga SPAK për milionat e AKSHI-t, Ermal Beqiri nis betejën me mediat për fotot!

Rekord historik/ Euro bie për herë të parë nën 90 lekë, ja me sa këmbehet





