Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve
AKTUALITET

“Si në diktaturë!”/ Aktivisti Aliaj: Kryeministri ka frikë, po i vjen fundi! E kanë të kotë reprezaljen policore, frika është vrarë

P
Piranjat19 November 2026, 19:08 · 2 min lexim
“Si në diktaturë!”/ Aktivisti Aliaj: Kryeministri ka

Aktivisti Mirjan Aliaj ka denoncuar ushtrimin e forcës nga policia ndaj protestuesve që qëndrojnë paqësisht në bulevardin përpara Kryeministrisë. Gjatë protestës së sotme, Aliaj e cilësoi sjelljen e policisë si të ngjashme me atë të diktaturës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po urdhëron largimin e qytetarëve për t’i frikësuar dhe për të shuar protestën.

Sipas aktivistit, përpjekjet për të larguar protestuesit lidhen me frikën e qeverisë nga protesta e 28 nëntorit. Aliaj deklaroi se qytetarët nuk do të tërhiqen dhe se represioni nuk do të arrijë të ndalë protestën.

Mirjan Aliaj: “Mendoj se tregon frikën që ka Rama. U ka dhënë urdhër. Duke përfituar që nuk janë numrat të mëdhenj në protestë, mundohen të na frikësojnë dhe largojnë. E kanë të kotë.

Po përpiqen të shuajnë protestën që të mos arrijë 28 nëntori. Bëjnë raprezalje. Më 28 nëntor ku do të shkojnë? I kemi parë si iknin me vrap dhe si shtriheshin rrugëve për t’iu shpëtuar furisë së protestave. Të kotë e kanë.

Edi Rama ka frikë dhe mendoj se po i vjen fundi, është thjesht çështje ditësh.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.