Blushi: Shumë mirë që thirrën edhe Ardit Gjebrean në SPAK. Po Kanye West kur do ta thërrasin?

Nga Tedi Blushi/
Shumë mirë që thirrën edhe Ardit Gjebrean në SPAK. Po Kanye West kur do ta thërrasin? Apo nuk ka ardhur ende radha e yjeve ndërkombëtarë?
Shqipërinë nuk e kanë qeverisur as Ardit Gjebrea dhe as Igli Tare!
Ka firmosur gjë Ardit Gjebrea për inceneratorin e Tiranës? Apo ka firmosur Igli Tare për 50 milionë eurot bakshish te Tuneli i Llogarasë?
Mos bëni teatër me personazhe publikë që nuk kanë drejtuar Qeverinë dhe nuk kanë pasur kurrë në dorë fatet dhe financat e këtij vendi.
Thirrni Edi Ramën në SPAK!
Dërgoni në Kuvend kërkesën për Belinda Ballukun! Hetoni vendimmarrjen, firmat, kontratat dhe përgjegjësitë e kujtdo që ka pasur pushtetin dhe ka administruar paratë publike.
SPAK-u nuk është zyrë për të hetuar agjencitë e spektakleve dhe as arbitër për faullet në fushën e blertë.
Shqiptarët nuk presin një paradë VIP-ash para kamerave te dera e SPAK-ut me regji politike.
Presin drejtësi për aferat që rëndojnë mbi paratë dhe të ardhmen e tyre!
Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër sezon spektakli.
Ujqrit janë kapur në qerre lepujsh, SPAK heton kanarinat që këndojnë mbi pemë.
Shqipëria ka nevojë ulëritëse për fundin e pandëshkueshmërisë dhe fundin e Drejtësisë me Regji që ka shpallur vetëasgjesimin dhe vetëinkriminim e saj duke u vetëdiskredituar çdo ditë!
Lexo edhe
POLITIKE
PD Tropojë denoncon gjendjen e Urës së Merturit: Rrezik për jetën e qytetarëve

Skandali KAYO - Cakrani: Shqipëria si një organizatë kriminale ndërkombëtare

Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën!

Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës

Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe mediat heshtin





