Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër...
BOTA

Zbulimi tronditës në telefonat e të dyshuarve, çfarë ndodhi me Giorgos Mazonakisin në klinikën e “vdekjes”

P
Piranjat 3 October 2026, 15:22 · 2 min lexim
Zbulimi tronditës në telefonat e të dyshuarve, çfarë

Detaje të reja po dalin nga hetimi për rrethanat e vdekjes së këngëtarit grek Giorgos Mazonakis në klinikën Karneadou në Kolonaki. Sipas raportimeve të SKAI, nga të dhënat e para të sekuestruara pas heqjes së sekretit telefonik janë identifikuar kërkime në internet që kanë tërhequr vëmendjen e hetuesve.

Në një prej telefonave të kontrolluar për rastin është kërkuar në internet shprehja “antidot për propofolin”, ndërsa në një tjetër është gjetur kërkimi “Midriazë. Çfarë duhet të bëj?”. Propofoli është një anestetik intravenoz me veprim të shpejtë. Sipas dëshmisë së anesteziologes, substanca i ishte administruar këngëtarit gjatë trajtimit.

Ndërkohë, në deklarimet e saj, mjekja Ioanna Gaka ka pretenduar se plazmafereza ishte kryer si një procedurë terapeutike dhe se manuali i pajisjes nuk përmendte kundërindikacione apo efekte anësore specifike të lidhura me gjendjen shëndetësore të Mazonakis. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk kishte përjetuar më parë një incident të ngjashëm me pacientë të tjerë dhe se, nëse do ta dinte se procedura mund të rrezikonte shëndetin e këngëtarit, nuk do ta kishte kryer.

Sipas versionit të paraqitur nga mjekja, Mazonakis fillimisht kishte hezituar për shkak të kostos së trajtimit. Më pas, ai kishte pranuar pasi Gaka i kishte ofruar ta kryente procedurën pa pagesë, si dhuratë. Hetimi vijon dhe kërkimet e gjetura në telefonat e personave të përfshirë pritet të shqyrtohen në kuadër të provave të tjera për të sqaruar se çfarë ndodhi para dhe pas përkeqësimit të gjendjes së këngëtarit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.