Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
BOTA

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

P
Piranjat28 September 2026, 21:00 · 2 min lexim
Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po

Dhjetë persona janë arrestuar pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti në Mylor Harbour, në Cornwall të Britanisë së Madhe, ka konfirmuar Ministria e Brendshme britanike.

Policia e Devon dhe Cornwall u njoftua rreth orës 03:00 të së dielës, më 27 shtator, pas një raportimi se disa persona kishin zbritur nga një varkë në Mylor Harbour, ishin futur në një furgon dhe më pas ishin larguar nga zona, sipas televizionit ITV.

Policia ka njoftuar se, efektivët mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan dy shtetas shqiptarë nën dyshimin për shkelje të ligjeve të emigracionit. Në operacion u angazhua edhe Roja Bregdetare britanike, ndërsa ekuipazhi i varkës së shpëtimit të Falmouth u aktivizua si masë paraprake rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike tha se autoritetet reaguan me shpejtësi ndaj një incidenti të rrallë dhe të izoluar në Mylor Harbour, Falmouth.

“Dhjetë persona janë arrestuar që atëherë. Një tjetër person, që besohet të jetë nën moshën 18 vjeç, i është referuar shërbimeve sociale”, tha zëdhënësi.

Sipas autoriteteve britanike, hetimi është ende në zhvillim dhe për këtë arsye nuk mund të jepen detaje të tjera.

Ministria e Brendshme theksoi se hyrjet e fshehta të këtij lloji janë të pazakonta dhe se mjeti i përfshirë ishte një skaf i vogël që transportonte një numër të kufizuar personash.

Hetimi tashmë drejtohet nga Njësia për Hetimet Kriminale dhe Financiare për Uellsin dhe Jugperëndimin e Britanisë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.