‘Lufta’ për Hënën/ Raketa gjigante e SpaceX mbërrin në orbitën e Tokës

Raketa gjigante Starship e kompanisë private amerikane SpaceX ka mbërritur në orbitën e Tokës, në një tjetër hap të rëndësishëm të programit hapësinor që synon rikthimin e njerëzimit në Hënë.
Raketa u lëshua të hënën nga porti hapësinor Starbase, në Teksas, në fluturimin e saj të 14-të testues.
Mjeti pa ekuipazh, me një lartësi sa një ndërtesë rreth 40-katëshe, përbëhet nga raketa shtytëse Super Heavy dhe anija kryesore Starship, e vendosur në pjesën e sipërme.
Starship u ngrit nga platforma e lëshimit pranë Gjirit të Meksikës, në zonën e Brownsville, duke shënuar një tjetër test të rëndësishëm për kompaninë e Elon Musk.
Sipas SpaceX, fluturimet e mëparshme testuese të Starship kishin mbetur në distanca më të afërta me Tokën, ndërsa kompania e ka cilësuar këtë fazë si një “fazë të re emocionuese” në zhvillimin e raketës.
Fluturimi testues është planifikuar të zgjasë rreth 10 orë. Gjatë tij, Starship pritet të kryejë gjashtë orbita rreth Tokës dhe të vendosë në orbitë 26 satelitë të rrjetit Starlink.
Programi Starship ka kaluar edhe nëpër disa dështime spektakolare në të kaluarën, me disa teste që kanë përfunduar me shpërthimin e raketave.
Megjithatë, raketa gjigante është një komponent kyç i planeve të SpaceX dhe të agjencisë amerikane NASA për misionet e ardhshme hënore.
NASA synon të rikthejë astronautët në Hënë, ndërsa objektivi i programit është që një ulje në sipërfaqen hënore të realizohet para fundit të vitit 2028, pra gjatë mandatit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Zhvillimi i Starship shihet si një prej elementëve kryesorë të garës së re hapësinore për rikthimin në Hënë dhe për misionet e ardhshme drejt hapësirës së thellë.
Lexo edhe
BOTA
Pas kryeministrit Péter Magyar, Parlamenti hungarez i heq imunitetin edhe dy ish-ministrave të Orbánit

E rëndë! Goditjet në kokë rezultuan fatale, boksieri 25-vjeçar humb jetën

Greqia mund të godasë e para Turqinë, skenari ushtarak që ndez Egjeun

TRAGJEDI! Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve

Rasti i parë në Holandë/ Fëm*ja 2-vjeç*r i nënshtrohet eutanazisë. Ja pse u mor vendimi





