Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak “11 profesorë vendosën largimin e saj nga Senati Akademik”, studentja e mjekësisë Klea Veli denoncon vendim... Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë...
BOTA

Humbi këmbën në sulm, 13-vjeçari palestinez luan futboll me protezë

P
Piranjat 3 October 2026, 23:00 · 3 min lexim
Humbi këmbën në sulm, 13-vjeçari palestinez luan futboll

Salih Ahmed Hamid, 13-vjeç, nga lagjja Shuxhaije në lindje të qytetit të Gazës, nuk ka hequr dorë nga pasioni për futbollin, pavarësisht se humbi këmbën e djathtë në një sulm izraelit në vitin 2021, raporton Anadolu.

Pas sulmit, jeta e Salihut ndryshoi ndjeshëm.

Ai humbi këmbën dhe filloi të kishte vështirësi në lëvizje, ndaj nisi të përdorte protezë për të vazhduar jetën e përditshme.

Salihu, i cili kishte luajtur futboll që nga fëmijëria, nuk mundi të qëndronte larg këtij sporti edhe pas humbjes së këmbës.

Kur ka mundësi, ai mblidhet me shokët dhe luan futboll me protezën që përdor.

“Futbolli është një nga mënyrat për t’u kapur pas jetës”, tha Salihu, i cili kërkon të gjejë mënyra për të luajtur sërish futboll me protezën e tij të punuar në mënyrë artizanale, shkruan AA.

Salihu tha se para sulmit shkonte në shkollë dhe luante futboll me shokët.

“Dikur luaja shumë mirë futboll. Tani mund të luaj vetëm në mënyrë të kufizuar me këtë protezë që përdor”, tha ai.

Duke thënë se një protezë më e mirë do t’ia rriste mundësinë e lëvizjes dhe do ta ndihmonte t’i rikthehej më shumë futbollit, Salihu tha: “Dëshira ime e vetme është të kem një protezë më të mirë dhe ta zhvilloj edhe më shumë futbollin tim”.

Babai i tij, Ahmed Hamid, tha se Salihu para sulmit shkonte në shkollë, luante me shokët dhe e vazhdonte jetën normalisht.

Ai tha se djali i tij ka nevojë për kujdes dhe trajtim të rregullt mjekësor, si dhe për një protezë të përshtatshme që do t’ia lehtësonte lëvizjen dhe jetën e përditshme.

Sipas të dhënave të UNICEF-it, më shumë se 11 mijë fëmijë në Gaza kanë nevojë për kujdes afatgjatë dhe rehabilitim për shkak të “lëndimeve të rënda që u kanë ndryshuar jetën”.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.