Mas*kra/ Burri vr*t 8 persona brenda një shtëpie

Tronditje në Pensilvani të SHBA-së, ku një person hapi zjarr dhe vrau tetë persona, mes tyre dy fëmijë, përpara se t’i jepte fund jetës brenda një banese në qytetin Erie.
Sipas mediave amerikane, alarmi u dha rreth orës 17:00 me orën lokale, të premten, më 9 tetor, pasi disa banorë të zonës njoftuan policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën dy gra të vrara në rrugë. Më pas, policia rrethoi banesën, ndërsa brenda saj vazhdonin të dëgjoheshin të shtëna.
Kur efektivët arritën të hynin në shtëpi, gjetën trupat e shtatë personave të tjerë, mes tyre dy fëmijë dhe autorin e dyshuar të sulmit, i cili, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, dyshohet se i kishte dhënë fund jetës.
Shefi i policisë: Nuk kam parë kurrë diçka të tillë
“Gjatë më shumë se 28 viteve të karrierës sime, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, deklaroi shefi i policisë së Erie, Rick Lorah, për një televizion lokal.
“Nuk jam i sigurt nëse qyteti i Erie ka përjetuar ndonjëherë një humbje kaq të madhe jetësh dhe një shkatërrim të tillë si ai që sapo kemi parë”, shtoi ai.
Lorah nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme mbi ngjarjen, por i cilësoi rrethanat e të shtënave si “thellësisht shqetësuese”.
Qyteti në gjendje shoku
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, deklaroi se i ka ofruar “mbështetjen e plotë” të administratës së tij kryebashkiakes së Erie, Daria Devlin. Qyteti, i tronditur nga masakra, ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Pittsburgh-ut. /PiranjatNews/

Lexo edhe
BOTA
Dy injeksione vdekjeprurëse/ Christa Pike del nga spitali. Çfarë thotë ajo pasi ‘sfidoi’ vdekjen

Bashkimi Evropian dhe Londra i kthejnë shpinën marrëveshjes së naftës Trump-Putin

Video/ Sulm me raketë në aeroportin e Riadit, pezullohet trafiku ajror në Arabinë Saudite

AI shpik denoncim për vrasje, modeli i Anthropic dërgoi të dhëna të rreme në polici

"Sapo u fejova, më lini të jetoj"/ Dy vëllezërit dhe miku i tyre vriten pa asnjë arsye dhe autori mburret para shokëve





