Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
BOTA

Dy injeksione vdekjeprurëse/ Christa Pike del nga spitali. Çfarë thotë ajo pasi ‘sfidoi’ vdekjen

P
Piranjat10 October 2026, 18:08 · 2 min lexim
Dy injeksione vdekjeprurëse/ Christa Pike del nga spitali.

Christa Pike, 50-vjeçarja që i mbijetoi një tentative ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës në shtetin e Tenesit, është liruar nga spitali dhe është rikthyer në Qendrën e Rehabilitimit Deborah K. Johnson, burgun e grave ku mbahet prej 30 vitesh.

Avokatët e saj publikuan një deklaratë, në të cilën konfirmuan se ajo është kthyer në burg dhe se do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor.

“Christa është mirënjohëse ndaj personelit të urgjencës dhe ekipit të saj mjekësor për kujdesin e treguar në këto rrethana të jashtëzakonshme. Ajo vazhdon të marrë kujdes mjekësor në burg dhe ne do të vijojmë të monitorojmë shërimin e saj”, deklaruan avokatët.

Ekzekutimi i dështuar me injeksion vdekjeprurës

Pike i mbijetoi administrimit të dy dozave të pentobarbitalit gjatë tentativës për ekzekutimin e saj, më 30 shtator. Ajo ishte dënuar me vdekje për vrasjen me thikë, në vitin 1995, të shoqes së saj të klasës, Colleen Slemmer.

Pas tentativës së dështuar të ekzekutimit, 50-vjeçarja u shtrua në spital, ku qëndroi deri në rikthimin e saj në burg.

Si po rikuperohet Christa Pike?

Më 6 tetor, avokatët njoftuan se ajo kishte rifituar vetëdijen dhe po komunikonte nga shtrati i spitalit.

Një ditë më pas, më 7 tetor, ajo nisi të hidhte “hapa të kufizuar” me ndihmën e të tjerëve.

Më 8 tetor, avokatët bënë të ditur se Pike po ecte “me njëfarë ndihme”. Ata raportuan gjithashtu se krahët e saj po shëroheshin dhe po rifitonin lëvizjen dhe forcën, mushkëritë ishin të pastra dhe ajo kishte rifilluar të ushqehej normalisht.

Sipas Qendrës së Informacionit për Dënimin me Vdekje (DPIC), Christa Pike është personi i vetëm i njohur në Shtetet e Bashkuara që i ka mbijetuar një tentative ekzekutimi. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.