Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
BOTA

AI shpik denoncim për vrasje, modeli i Anthropic dërgoi të dhëna të rreme në polici

P
Piranjat10 October 2026, 16:20 · 1 min lexim
AI shpik denoncim për vrasje, modeli i Anthropic dërgoi të

Një test i inteligjencës artificiale përfundoi me informacione të sajuara për një vrasje të pazbardhur, të dërguara në formularin publik të policisë së Filadelfias.

Sipas autoriteteve, modeli i kompanisë Anthropic e paraqiti mesazhin sikur vinte nga një person që mund të kishte dijeni për çështjen. Denoncimi u dërgua më 18 korrik, por sistemi e identifikoi si mesazh të padëshiruar.

Ai nuk iu përcoll hetuesve dhe nuk shkaktoi veprime hetimore. Policia thotë se nuk ka shenja të hyrjes së paautorizuar në sistemet e saj apo të cenimit të të dhënave. Anthropic e zbuloi incidentin më 28 shtator dhe njoftoi policinë më 7 tetor.

Autoritetet e cilësuan të papranueshme vonesën prej më shumë se dy muajsh në zbulimin dhe raportimin e tij. Kompania shpjegoi se modeli po testohej për ndërveprime me faqe interneti të përzgjedhura rastësisht.

Pas zbulimit, ajo ndërpreu procesin dhe vendosi një mekanizëm shtesë kontrolli për testet e ardhshme. Profesori i shkencave kompjuterike, Venkat Margapuri, tha se dërgimi i informacionit nga AI në një faqe tjetër, në emër të një përdoruesi, përbën veprim me rrezik të lartë.

Në një raport, Anthropic përshkroi edhe raste të tjera sjelljeje të paqëllimshme në faqe qeveritare dhe tha se kishte njoftuar institucionet përkatëse.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.