Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset nga për vdekje 64-vjeçari që lëvizte me motomjeti... Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027...
BOTA

Mesazh i fortë nga Berlini, Merz: Nëse Ukraina bie, paqja në Evropë rrezikohet

P
Piranjat29 September 2026, 19:22 · 2 min lexim
Mesazh i fortë nga Berlini, Merz: Nëse Ukraina bie, paqja në

Kancelari gjerman Friedrich Merz i cilësoi bombardimet ruse ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës si “krime lufte që ndodhin çdo ditë”.

Merz i bëri deklaratat gjatë një konference për shtyp në Berlin me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev. Ai siguroi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore.

“Nuk duhet të krijojmë iluzione: Rusia do të vazhdojë bombardimet pa skrupuj dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile. Këto janë krime lufte që ndodhin çdo ditë”, deklaroi Merz.

Kancelari tha se Berlini po zhvillon “konsultime intensive” me partnerët evropianë përpara Këshillit të ardhshëm Evropian, më 15 dhe 16 tetor, për të shqyrtuar mundësitë për shtimin e mëtejshëm të ndihmës për Ukrainën.

“Po diskutojmë gjithashtu për ndihmë shumë konkrete për buxhetin ukrainas. Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë për të përmirësuar mbrojtjen ajrore”, tha ai.

Sipas Merz, mbrojtja ajrore përbën aktualisht “një nga sfidat më të mëdha” për Ukrainën. Ai shtoi se po zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me disa krerë shtetesh dhe qeverish për të mundësuar furnizime të tjera në këtë fushë.


Kancelari tha se synimi është që Kievi të përgatitet për dimrin e ardhshëm, përfshirë sigurimin e furnizimit me energji.

“Nuk do të frikësohemi. Do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, sepse dimë një gjë: Ukraina është pjesë e Evropës. Dhe nëse Ukraina bie, atëherë paqja dhe liria në të gjithë Evropën janë në rrezik”, deklaroi Merz, duke shtuar "do të bëj gjithçka që është në mundësitë e mia për ta ndihmuar këtë vend edhe gjatë një dimri që mund të jetë shumë, shumë i vështirë”. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.