Panik në Athinë, autoritetet në ‘alert’ pas njoftimit për bombë brenda Parlamentit

Në Parlamentin grek pasditen e së dielës u ngrit, pasi një person i panjohur telefonoi në numrin qendror të Parlamentit dhe paralajmëroi për vendosjen e një bombe në godinë.
Sipas informacioneve të para, telefonuesi, një burrë, deklaroi se në Parlament ishte vendosur një bombë dhe paralajmëroi se do të ndodhte një shpërthim. Ai, megjithatë, nuk dha një orar të përcaktuar apo afat kohor për shpërthimin.
Menjëherë pas telefonatës, në godinën e Parlamentit u mobilizuan autoritetet dhe nisën kontrollet nga njësia për neutralizimin e mekanizmave shpërthyes (TEEM), me qëllim verifikimin e kërcënimit dhe kontrollin e ambienteve.
Sipas raportimeve, deri në këto momente nuk janë mbyllur rrugët përreth Parlamentit. Gjithashtu, nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë objekti të dyshimtë.
Policia po heton nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo një alarm të rremë, ndërsa kontrollet në godinë vijojnë.
Ngjarja ka shkaktuar mobilizim të autoriteteve greke, ndërsa pritet që pas përfundimit të kontrolleve të ketë më shumë informacion mbi situatën.
Lexo edhe
BOTA
Nënë e bijë u vranë me ricinë! Misteri i helmimit misterioz në “duart” e FBI-së. Ja çfarë u kërkua në rrjetin social ditën e tragjedisë...

"Wall Street Journal": Shtëpia e Bardhë krijon task-forcë për të vlerësuar rreziqet dhe mundësitë e IA-së

Zhdukja misterioze e çiftit britanik në Afrikë/ Vajza: U masakruan në një ceremoni magjie të zezë

Kreta nën pushtetin e ujit/ Përmbytje të mëdha dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të ishullit

Momente terrori/ Klienti shpërthen me zemërim ndaj taksistes dhe i kafshon veshin





