Ditmir Bushati godet Ramën: Raporti i ngushtë Tiranë-Beograd është i gabuar
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçan&e...
Gjykata e Apelit në Kinë ka rrëzuar dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani, i akuzuar për trafik droge, duke lën&eum...
Ishte menduar të ishte një mbrëmje e qetë buzë detit në Malaga. Trofeu i Kupës së Botës, të cilin Spanja e kis...
Një turist i huaj ka vjedhur në një sasi të konsiderueshme parash pranë recepsionit të një hoteli në Rinas. Nga pamjet ...
Marisa që shihni në foto vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila nuk trajtohet as në Shqipëri dhe as në Greqi. E vet...
Edhe Mimoza Ahmeti ka reaguar pas skandalit të fundit të publikimit të videove intime të kompozitorit Adi Hila. Nëpërmjet një...
Blerina Matraku ka reaguar publikisht pasi u shfaqe në videot intime të kompozitorit Adi Hila, duke zgjedhur të mos mbrohet apo të justifi...
Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një...
Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon q&eum...
Mbetet e pazbardhur prej më shumë se tre vitesh zhdukja e çiftit britanik Anthony “Tony” Dinis, 73 vjeç, dhe bashkëshortes së tij Gillian, 78 vjeç, të cilët u zhdukën në gusht të vitit 2023 nga banesa e tyre në zonën Middlerus, KwaZulu-Natal.
Vajza e çiftit, Kate Anderson, beson se prindërit e saj janë rrëmbyer dhe vrarë në një krim të lidhur me praktikat rituale. Ajo pretendon se trupat e tyre mund të jenë gjymtuar për t’u përdorur pjesë të tyre në rituale.
“Ata u vranë në një ceremoni magjie të zezë, vrasësit janë atje jashtë”, thotë vajza e tyre.
Megjithatë, këto mbeten pretendime të familjes dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Trupat e çiftit nuk janë gjetur dhe rasti vazhdon të jetë zyrtarisht i pazgjidhur.
Sipas vajzës së çiftit, shënimi i fundit në ditarin e Tony Dinis mban datën 27 gusht 2023, ndërsa çifti u raportua i zhdukur të nesërmen.
Në banesë nuk u gjetën shenja të dukshme përleshjeje. Megjithatë, bastuni i Gillian kishte mbetur në shtëpi, duke shtuar dyshimet e familjes se ajo mund të ishte larguar kundër dëshirës së saj.
Rreth një javë pas zhdukjes, familja mori një kërkesë për 2 milionë randë si shpërblim. Shuma më pas u ul në 50 mijë randë. Kur familjarët kërkuan një fotografi që të provonte se çifti ishte gjallë, nuk morën përgjigje.
Hetimi policor u përqendrua te një kopshtar, i cili sipas familjes ishte ndër personat e fundit që kishte parë çiftin.
Policia e gjeti atë në një kishë lokale dhe dyshohet se ai përdorte kartën SIM të Gillian në telefonin e tij. Ai u arrestua së bashku me një person tjetër.
Gjatë hetimit, kopshtari dyshohet se deklaroi se kishte marrë pjesë në rrëmbimin e çiftit dhe se Tony dhe Gillian ishin vrarë. Sipas rrëfimit të pretenduar, pjesë të trupave të tyre do të përdoreshin për qëllime rituale.
Megjithatë, i dyshuari deklaroi se ishte rrahur nga policia për të dhënë rrëfimin. Gjykata e konsideroi deklaratën të papranueshme si provë dhe, në qershor 2024, akuzat ndaj dy të dyshuarve u rrëzuan për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme.
Kate Anderson shprehet e shqetësuar se personat përgjegjës mund të jenë ende të lirë dhe mund të kryejnë krime të tjera.
Ajo kërkon që autoritetet ta rihapin çështjen dhe ta hetojnë më thellë, duke argumentuar se zhdukja e prindërve të saj nuk është trajtuar me seriozitetin e nevojshëm.
Familja gjithashtu ka ngritur dyshime për një lidhje me praktikat e njohura si “muti”, një term që përdoret në Afrikën e Jugut për ilaçe dhe praktika tradicionale, kryesisht me bazë bimore ose shtazore.
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Kretë, duke sjellë dëme të konsiderueshme në banesa, rrugë, infr...
Skena si në një film thriller u zhvilluan gjatë natës në Nea Jonia të Greqisë ku një taksiste përjetoi momente terr...
Pyetjet në lidhje me shëndetin e udhëheqësit kinez Xi Jinping shkaktuan kërkesa të pazakonta nga zyrtarët e Pekinit drejtuar ...
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë goditur r...
Shtetet e Bashkuara kanë larguar nga territori amerikan dy anëtarë të delegacionit iranian që kishin marrë pjesë në pu...
Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar në vende të treta gjatë vendet a...
Qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës po votojnë këtë të diel në zgjedhjet e përgjithshme, në një klimë ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale të qarta se Uashingtoni po shqyrton rifillimin e mundshëm të operacioneve ushtarake...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Ukraina do të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive dhe infrastrukturës energjet...
Salih Ahmed Hamid, 13-vjeç, nga lagjja Shuxhaije në lindje të qytetit të Gazës, nuk ka hequr dorë nga pasioni për futbollin...