Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Pronari i B52, lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991 Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëj... Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l... Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin Reshjet intensive përmbysin Durrësin
BOTA

“Po ju presim”/ Irani i dërgon mesazh kërcënues SHBA-ve, publikon imazhin e raketave të drejtuara nga aeroplanmbajtësja

P
Piranjat12 October 2026, 09:02 · 2 min lexim
“Po ju presim”/ Irani i dërgon mesazh kërcënues

Garda Revolucionare e Iranit i ka dërguar një mesazh të ri paralajmërues Shteteve të Bashkuara, në një kohë kur Uashingtoni po përforcon praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Hossein Mohebbi, publikoi një imazh ku shfaqet një grup raketash të pozicionuara në bregdet dhe të drejtuara drejt një aeroplanmbajtëseje amerikane. Fotografia shoqërohej me një mesazh të shkurtër, por të drejtpërdrejtë: “Po ju presim”.

Postimi vjen në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa Shtetet e Bashkuara po shtojnë forcat detare në rajon.

Sipas raportimit, SHBA-të kanë nisur lëvizjet për vendosjen e një grupi të tretë sulmues aeroplanmbajtësesh në Lindjen e Mesme, së bashku me një njësi shtesë ekspedite të Marinës amerikane.

Anija luftarake USS Theodore Roosevelt u nis drejt rajonit në fund të shtatorit, ku ndodhen tashmë edhe USS George H.W. Bush dhe USS George Washington. Forca e re amerikane pritet të mbërrijë në nëntor.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi javën e kaluar se nuk do të ndërmerren veprime të reja ushtarake amerikane kundër Iranit përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, të planifikuara për 3 nëntor.

Ndërkohë, Teherani vijon të dërgojë paralajmërime ndaj forcave amerikane të dislokuara në Lindjen e Mesme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.