BOTA

Procesi i votimit në Serbi përfundoi, Vuçiç: Do ta pranoj verdiktin e popullit, cilido qoftë ai

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2026, 20:23
Procesi i votimit në Serbi përfundoi, Vuçiç: Do ta

Ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të respektojë vullnetin e qytetarëve serbë, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai theksoi se, në rast humbjeje, do ta njohë rezultatin, ndërsa në rast fitoreje nuk do të lejojë që ajo të vihet në diskutim.

“Shpresoj që zgjedhjet të jenë paqësore dhe të rregullta, njësoj si në këtë qendër votimi. Besoj se sonte do të kemi vullnetin demokratik të qytetarëve dhe, siç e kam thënë gjithmonë, mund të fitosh ose të humbasësh zgjedhjet. Ne gjithmonë do të sillemi me përgjegjësi, nëse humbasim, do ta njohim vullnetin e votuesve, nëse fitojmë, askush nuk do të na e heqë dhe kaq”, deklaroi Vuçiç.

Duke folur për rëndësinë e procesit zgjedhor, Vuçiç theksoi se vendimi përfundimtar u përket qytetarëve, duke iu referuar shprehjes latine “Vox populi, vox Dei”, që do të thotë “Zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Sipas tij, zgjedhjet përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për drejtimin politik dhe ekonomik që do të ndjekë Serbia në vitet e ardhshme. Ai njoftoi gjithashtu se pret që vlerësimet e para të rezultateve të bëhen publike gjatë mbrëmjes.

“Do të shohim se si do të vendosin njerëzit. Është e rëndësishme që njerëzit të presin, do të kemi rreth orës dhjetë, dhjetë e gjysmë se kush fitoi”, tha Vuçiç.

Kryesuesi i listës “Serbia e Bashkuar” siguroi se forca e tij politike do të paraqesë një vlerësim të rezultateve, pavarësisht përfundimit të garës.

“Ne do të japim një vlerësim të saktë të rezultateve të zgjedhjeve, nuk ka ndonjë filozofi të madhe aty, cilado qofshin rezultatet”, deklaroi ai.

Duke iu përgjigjur edhe në gjuhën angleze pyetjeve të gazetarëve të huaj, Vuçiç përsëriti se do ta pranonte humbjen nëse rezultatet do ta konfirmonin atë, ndërsa në rast të kundërt do të shpallte fitoren.

“Do të shohim sonte nëse do të jem në opozitë apo në pushtet”, përfundoi Vuçiç.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?