Skenar si nëpër filma, zhduken 39 kg kokainë në një sallë gjyqi në Fixhi! Ishte zëvendësuar me miell

Kokainë me vlerë deri në 31 milionë dollarë është zëvendësuar me miell në një sallë gjyqi në Fixhi, në një rast që ka nxitur një hetim policor për manipulimin dhe shkatërrimin e provave. Në total, gati 39 kilogramë kokainë e lidhur me një rast të madh trafikimi droge mungojnë, ndërsa autoritetet po hetojnë rolin e atyre që janë përgjegjës për ruajtjen e saj.
Rasti ka të bëjë me kokainën e ruajtur në Gjykatën e Lartë në Suva, kryeqytetin e Fixhit, si provë në gjyqin e fixhiano-kanadezit Joshua Aziz Rahman. 32 kilogramë kokainë që mbeti në sallën e gjyqit ishin zëvendësuar me miell, ndërsa shtatë kilogramë të tjerë ishin gjetur më parë të zhdukur. Kjo e çon totalin prej 39 kilogramësh kokainë të lidhur me rastin deri më sot.
Rasti u zbulua më 15 shtator, kur gjatë inspektimit të dhomës ku mbaheshin provat, u zbulua se shtatë nga 39 kallëpet e kokainës që ishin regjistruar si prova mungonin. Më pas, ekzaminimet mjeko-ligjore treguan se edhe provat e mbetura ishin manipuluar.
Ministri i Drejtësisë dhe Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme e Fixhit, Siromi Turaga, e ka përshkruar çështjen si serioze dhe ka deklaruar se menaxhimi dhe siguria e provave gjyqësore është një përgjegjësi institucionale.
Lexo edhe
BOTA
Kremlini: Rusia dëshiron që Irani të mbetet pjesë e traktatit bërthamor

Argjentina kërcënon Britaninë me padi ndërkombëtare për naftën në Ishujt Falkland

Koreja e Veriut vazhdon të forcojë Rusinë kundër Ukrainës: Do të dërgojë edhe 10,000 ushtarë të tjerë

Ushtria izraelite vret komandantin e lartë të Hamasit

Trump hedh poshtë raportimet mediatike: Nuk i kam ofruar asgjë Iranit. Do bisedojmë, por nuk përjashtojmë as sulmet

Qeveria greke do të subvencionojë deri në 10,000 euro çdo grek që do të zhvendoset në fshatrat e Çamërisë

Trump njoftoi ndërtimin e fabrikës gjigante të çelikut në Iowa: Më e madhe e në historinë e SHBA-së

Infermieri sulmon seksual*sht pacienten në gjendje agonie, burgoset për 7 vite





