Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
BOTA

Trump refuzoi propozimin për Hormuzin, Teherani: Vetëm diplomacia i jep fund konfliktit

P
Piranjat27 September 2026, 13:17 · 2 min lexim
Trump refuzoi propozimin për Hormuzin, Teherani: Vetëm diplomacia i

Irani këmbëngul se vetëm diplomacia mund t’i japë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, pasi presidenti amerikan Donald Trump refuzoi propozimin e Teheranit për të rihapur Hormuzin e për t’i dhënë fund luftimeve. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se rihapja e ngushticës, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, është e kushtëzuar nga përmbushja e kërkesave të Teheranit.

Sipas tij, një zgjidhje e negociuar është e vetmja mënyrë për të dalë nga ngërçi. Por presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në shtëpinë e bardhë më herët, se propozimi nuk ishte i pranueshëm dhe se Teherani kërkonte një ujdi për të rihapur ngushticën brenda 7 ditëve pasi po humbte keq.

"Ata duan të bëjnë një marrëveshje dhe unë mendoj se kjo është në rregull. Edhe mua më pëlqen të bëj marrëveshje... por nuk jam dakord me këtë. Kjo marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme. Dhe ajo që duan të bëjnë është ta hapin menjëherë ngushticën e Hormuzit. E dini pse? Sepse po marrin fund. Sepse nuk kanë më të ardhura. Sepse paratë i sigurojnë nga ngushtica e Hormuzit," tha Trump.

Irani e kishte paraqitur javën e kaluar një propozimin për paqe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke e përcjellë atë te pala amerikane përmes ndërmjetësve nga Katari. Araqchi pretendon se ndërmjetësit nuk i kanë komunikuar zyrtarisht Iranit një refuzim amerikan dhe se sipas tij, është në pritje të qëndrimit përfundimtar të Uashingtonit.

Kushtet, thotë Araqchi, janë të njëjtat që u përfshinë edhe në memorandumit të firmosur mes SHBA dhe Iranit ne qershor.  Propozimi iranian parashikon që, në rast marrëveshjeje, të nisë një numërim mbrapsht prej shtatë ditësh për rihapjen e ngushticës dhe pezullimin e luftimeve në rajon.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.