Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja
BOTA

VIDEO/ Momenti kur gruaja e tmerruar hidhet nga rreth 80 metra në kanion

P
Piranjat30 September 2026, 22:16 · 2 min lexim
VIDEO/ Momenti kur gruaja e tmerruar hidhet nga rreth 80 metra në kanion

Ky është momenti tronditës kur një turiste e tmerruar hidhet rreth 80 metra në një kanion, pavarësisht lutjeve të saj drejtuar punonjësve të atraksionit që ta ndalonin.

Gruaja dëgjohet duke u thënë vazhdimisht punonjësve se kishte ndryshuar mendje dhe se nuk dëshironte më të hidhej nga platforma gjatë aktivitetit të kërcimit me lëkundje në formë lavjerrësi.

“Ju lutem, mos më hidhni! Më lini të shkoj!”, dëgjohet duke thënë ajo, përpara se t’i drejtohet bashkëshortit të saj, i cili duket se po filmonte ngjarjen. Teksa përpiqej dëshpërimisht të largohej nga buza e platformës, gruaja vazhdonte: “Ju lutem… Mos! Po ju lutem!” Në video, instruktorët shihen duke qeshur, ndërsa i kërkojnë të “qetësohet” dhe të mos “bëjë lëvizje të papritura”. Më pas, instruktorët i kanë shtyrë këmbët nga pas dhe e kanë nxjerrë nga platforma.

Gruaja është kapur fort pas pajisjeve të sigurimit, ndërsa qëndronte e varur në ajër, përpara se të binte papritur në kanion. Ngjarja shqetësuese ka ndodhur në atraksionin turistik Noh’o, pranë lumit Sulak në Dagestan.

Një dëshmitar i ngjarjes tha se gruaja ishte në panik brenda pajisjeve të sigurimit, ndërsa punonjësit e kishin tërhequr drejt skajit, i kishin shtyrë këmbën dhe më pas e kishin lëshuar në humnerë. Sipas dëshmitarit, bashkëshorti i gruas e ka filmuar të gjithë skenën dhe ka qeshur, ndërsa ajo po përjetonte momentet e frikshme.

Gruaja i mbijetoi hedhjes dhe, pasi u rikthye në platformë, madje u pyet nëse dëshironte ta provonte përsëri. Por ajo reagoi e zemëruar: “Thashë jo!”, duke shtuar: “Kam frikë.”

Ndërkohë, sipas raportimeve, Komiteti Hetimor i Rusisë ka nisur hetimet për rastin. Ngjarja vjen pas një rasti të ndodhur më herët këtë vit në Brazil, ku një grua humbi jetën pasi u hodh nga një urë gjatë një aktiviteti me lëkundje, pa qenë e lidhur me një litar sigurie. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.