Zbulimi tronditës: Agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov në SHBA

Sipas një raporti në gazetën El Mundo, figurat e opozitës ruse thuhet se janë vënë në shënjestër të një rrjeti të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse (Rrjeti RIS), i cili po planifikonte vrasjen e disidentëve në Shtetet e Bashkuara .
Bazuar në këtë, midis disidentëve të shënjestruar nga rrjeti ishin ish-kampioni botëror i shahut Garry Kasparov, ish-deputeti i Dumës Shtetërore Ilya Ponomaryov dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.
Më herët në shtator, FBI dhe agjenci të tjera amerikane njoftuan zbulimin e rrjetit të Shërbimit të Inteligjencës Ruse (RIS), i cili sipas tyre përfshinte ish-kolonelin 63-vjeçar të FSB-së, Yuri Khrameyev, i njohur edhe si “Kolonel Yuri”, djalin 27-vjeçar të Kirill Khrameyev, një oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), shtetasin 35-vjeçar kubanez Oemis Romagosa Durruti i cili jeton në Rusi.
Gjithashtu edhe shtetasin 35-vjeçar kubanez Yaidel Delgado Suarez, i njohur edhe si “Viking” dhe shtetasin 22-vjeçar venezuelian Angel Eduardo Castro, i cili mori pjesë me Suarez në rekrutimin e individëve që banonin në SHBA me qëllim mbikëqyrjen dhe tentativën e vrasjes së një disidenti të shquar rus që banonte në SHBA, siç thuhet në një deklaratë nga Ministria e Drejtësisë.
Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, burrat në fjalë rekrutuan individë të paguar për të monitoruar dhe në fund të fundit për të vrarë dy persona në SHBA dhe një në Lituani .
Kremlini dhe ambasada ruse në Uashington nuk kanë komentuar mbi akuzat e SHBA-së, megjithëse Moska më parë ka mohuar kryerjen e vrasjeve të synuara jashtë vendit.
Lexo edhe
BOTA
Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur

Piloti tentoi të rrëzojë avionin e linjës Dubai-Tel Aviv, pasagjerët ndërhynë dhe e neutralizuan: E lidhëm sulmuesin me lidhëse dhe kufje...

Arrestohen dy gra nën dyshimin për spiunazh në Serbi

SHBA-ja tërhiqet nga GRECO, organizata ndërkombëtare kundër korrupsionit

“CNN”: Dora e fshehtë e Obamës, si po formëson debatin e demokratëve për inteligjencën artificiale

Vjedhje si në filma/ Hajdutët grabisin helikopterin e ish-kampionit

Detajet tronditëse/ Në vitin 2024 denoncoi zhdukjen e bashkëshortit, 60-vjeçarja arrestohet së bashku me djalin për vrasje

Gruaja më e re e dënuar me vdekje, një orë para ekzekutimit vjen vendimi i papritur!





