Bundesliga, dy lojtarë shqiptarë në formacionin e javës
Futbollistët shqiptar, Fisnik Asllani dhe Brajan Gruda, janë përfshirë në ekipin më të mirë të javës së nëntë në Bundesligën gjermane, pas paraqitjeve të shkëlqyera me skuadrat e tyre. Përzgjedhja është bërë nga revista prestigjioze gjermane “Kicker”. Kjo xhiro ka qenë e veçantë për dy futbollistët, të cilët kanë lënë gjurmë në fitoret e ekipeve […]

Futbollistët shqiptar, Fisnik Asllani dhe Brajan Gruda, janë përfshirë në ekipin më të mirë të javës së nëntë në Bundesligën gjermane, pas paraqitjeve të shkëlqyera me skuadrat e tyre. Përzgjedhja është bërë nga revista prestigjioze gjermane “Kicker”.
Kjo xhiro ka qenë e veçantë për dy futbollistët, të cilët kanë lënë gjurmë në fitoret e ekipeve të tyre, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë dhe potencialin që posedojnë në futbollin gjerman.
Vëmendjen kryesore e ka marrë sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili ishte një prej protagonistëve kryesorë në fitoren e Hoffenheimit ndaj Schalkes. Asllani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke kontribuar drejtpërdrejt në suksesin e skuadrës së tij me një gol dhe një asistim.
Sulmuesi kosovar tregoi efikasitet para portës kundërshtare, por edhe aftësi për të krijuar raste për bashkëlojtarët. Me kontributin e tij në të dyja aspektet e lojës ofensive, Asllani ndihmoi Hoffenheimin të arrijë një fitore të rëndësishme.
Për 22-vjeçarin kjo është hera e parë në këtë edicion që përfshihet në formacionin më të mirë të xhiros në Bundesligë. Një vlerësim që vjen si rezultat i paraqitjes së tij në këtë javë dhe kontributit të rëndësishëm në lojën e Hoffenheimit.
Në këtë përzgjedhje është përfshirë edhe Brajan Gruda, i cili po ashtu pati një paraqitje të dalluar me fanellën e RB Leipzigut, aty ku dhuroi edhe dy asiste.
Lexo edhe
SPORT
Foda: Synojmë ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, të rinjtë janë e ardhmja e Kombëtares

“Nuk duam stadium, por pronarë të rinj”/ Tifozët e United shpalosën banderolën në sfidën ndaj Aston Villas

Hoeness: Musiala mund të mos kthehet kurrë në formën e tij më të mirë

Kampioni olimpik, Teddy Riner shpall kandidaturën për president të Francës në vitin 2027

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi





