Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Demokratët bojkotojnë mbledhjen e Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Propozimet tona kanë marrë vetëm “Jo”... Bashkëshorti i zv/guvernatores Holta Zaçaj në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome Pas taksës së karburantit, vjen fatura e radhës: Vendoset "vinjeta" për çdo automjet në rrugët kombëtare!... Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi Bylykbashi përplaset me Gjiknurin: PS shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, të ndahet shteti nga procesi zgjedh... Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete! Berisha: 523 projekte në duart e karteleve të drogës, “Albanian File” zbulon si Rama e trajtoi Shqipërinë s... Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë... OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit
SPORT

Foda: Synojmë ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, të rinjtë janë e ardhmja e Kombëtares

Franco Foda në konferencën e parë në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e nëntorit kundër Izraelit dhe Republikës së Irlandës, në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve, ka theksuar se objektivi kryesor i Kosovës është të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe të sigurojë një pozitë më të mirë […]

P
Piranjat 9 November 2026, 14:51 · 5 min lexim
Foda: Synojmë ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, të rinjtë

Franco Foda në konferencën e parë në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e nëntorit kundër Izraelit dhe Republikës së Irlandës, në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve, ka theksuar se objektivi kryesor i Kosovës është të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe të sigurojë një pozitë më të mirë në vazot e shortit për garat e ardhshme.

“Objektivi ynë është që të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht se për cilën ndeshje bëhet fjalë. Por, objektivi kryesor është që të mbetemi në Ligën B dhe të jemi në një vazo më të mirë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që fillimisht ta fitojmë ndeshjen kundër Izraelit në shtëpi”, ka deklaruar Foda.

Ndërkohë, drejtori i Kombëtares, Bajram Shala, ka rikujtuar se në këtë grumbullim për herë të parë do të jenë Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi. Për këtë të fundit, ai ka sqaruar se ende është në proces kompletimi i dokumentacionit në FIFA.

Shala ka njoftuar gjithashtu se Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani do të mungojnë për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë fundjavës me klubet e tyre, ndërsa Lumbardh Dellova do t’i bashkohet ekipit, por gjendja e tij fizike do të vlerësohet nga stafi mjekësor. E për shkak se ende janë në proces të rikuperimit nga lëndimet nuk janë ftuar as Albian Hajdari dhe Vesel Demaku.

 

Përzgjedhësi Foda ka theksuar se përfshirja e futbollistëve të rinj është pjesë e strategjisë për të ruajtur cilësinë e Kombëtares dhe për t’u përgatitur për kualifikimet e ardhshme të Kampionatit Evropian.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, ka thënë Foda.

Ai ka shtuar se stafi i tij përcjell futbollistët në kampionatin vendor dhe në ligat ndërkombëtare, duke i kushtuar rëndësi të veçantë identifikimit dhe zhvillimit të talenteve të rinj.

Foda ka folur edhe për kontaktet me futbollistët që ende nuk kanë vendosur se cilën kombëtare do ta përfaqësojnë.

Ai ka konfirmuar se ka biseduar me Lutfi Dalipin, i cili ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar, ndërsa ka bërë të ditur se është në kontakt edhe me Arijon Ibrahimovicin.

“Ne do ta presim vendimin e tij dhe shpresojmë që ai të zgjedhë Kosovën”, ka thënë Foda për Dalipin, duke shprehur të njëjtën shpresë edhe për Ibrahimovicin.

Megjithatë, përzgjedhësi ka theksuar se përkushtimi ndaj fanellës së Kosovës është parimi kryesor për secilin futbollist që përfaqëson Kombëtaren.

Foda ka folur edhe për përcjelljen e futbollistëve në Superligën e Kosovës, duke përmendur Prishtinën, Dritën dhe Malishevën si skuadra që po kalojnë një periudhë të mirë dhe kanë lojtarë me potencial.

“Unë e përcjell shumë shpesh Superligën e Kosovës dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me klubet kosovare. Pavarësisht se ku luajnë futbollistët, qoftë në Kosovë, Spanjë apo Itali, të gjithë përcillen dhe vlerësohen me të njëjtat kritere”, ka theksuar ai.

Foda ka bërë të ditur se futbollistët që dëshmojnë vazhdimësi në formë dhe paraqitje do ta kenë mundësinë të marrin ftesë për Kombëtaren.

Në fund, ai ka folur edhe për kriteret që merren parasysh gjatë përpilimit të listës, duke përmendur formën aktuale, mënyrën e lojës dhe situatën e futbollistëve në klubet e tyre.

Si shembull ka marrë Milot Rashicën, për të cilin ka thënë se në ndeshjet kundër Izraelit dhe Austrisë i ka dhënë Kombëtares energji pozitive.

Stërvitjen e parë Dardanët do ta zhvillojnë sot në orën 18:30, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.