Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Demokratët bojkotojnë mbledhjen e Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Propozimet tona kanë marrë vetëm “Jo”... Bashkëshorti i zv/guvernatores Holta Zaçaj në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome Pas taksës së karburantit, vjen fatura e radhës: Vendoset "vinjeta" për çdo automjet në rrugët kombëtare!... Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi Bylykbashi përplaset me Gjiknurin: PS shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, të ndahet shteti nga procesi zgjedh... Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete! Berisha: 523 projekte në duart e karteleve të drogës, “Albanian File” zbulon si Rama e trajtoi Shqipërinë s... Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë... OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit
SPORT

“Nuk duam stadium, por pronarë të rinj”/ Tifozët  e United shpalosën banderolën në sfidën ndaj Aston Villas

Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit

P
Piranjat 9 November 2026, 14:43 · 2 min lexim
“Nuk duam stadium, por pronarë të rinj”/ Tifozët

Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit. Barazimi spektakolar 4-4 ndaj Aston Villas nuk ka mjaftuar për të qetësuar situatën në Old Trafford. Tifozet e zemëruar shpalosën një banderole, ku bëjnë përgjegjës pronarët e klubit për mungesën e blerjeve të reja, sidomos në repartin e mbrojtjes.

“Ne nuk duam një stadium të ri, duam pronarë të rinj!”

Ky është mesazhi i qartë i tifozëve të Manchester United, të cilët shprehën edhe një herë pakënaqësinë ndaj drejtuesve të klubit. Gjatë sfidës me Aston Villën, në Old Trafford u shfaqën pankarta kundër familjes Glazer dhe Jim Ratcliffe, ndërsa tifozët kundërshtojnë planet për ndërtimin e një stadiumi të ri, duke kërkuar që investimet të përqendrohen te skuadra dhe jo te projektet infrastrukturore. 

Manchester United po vuan nga mungesa të rëndësishme sidomos në repartin defensiv, ku dëmtimet kanë kufizuar alternativat e trajnerit Michael Carrick. 

Në qendër të kritikave është edhe ky I fundit. Pozicioni i tij mbetet I pasigurt, ndërsa barazimi me Villën i ka dhënë vetëm një tjetër mundësi për të vazhduar punën. I pyetur për të ardhmen e tij, Carrick u shpreh se nuk po mendon për dorëheqjen dhe se pret të vazhdojë punën për të përmirësuar rezultatet.

Pakënaqësia vjen në një moment tepër delikat për Manchester United, që nuk po gjen rrugën e rezultateve pozitive, ku aktualisht ndodhet në vendin e 18-të në Premier League, me vetëm 8 pikë pas 10 ndeshjesh. Sfida e radhës për  Manchester United është më 22 nëntor ndaj Liverpoolit, një tjetër provë e vështirë për Carrick dhe ekipin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.