Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme!
AKTUALITET

“Burri një muaj pa kimioterapi”/ Qytetarja: Në Onkologjik nuk ka ilaçe, çfarë dialogu kërkon Rama

P
Piranjat11 November 2026, 18:40 · 4 min lexim
“Burri një muaj pa kimioterapi”/ Qytetarja: Në Onkologjik

Një dëshmi prekëse është bërë publike gjatë protestës para Kryeministrisë, ku një qytetare ka rrëfyer për vështirësitë e saj dhe të bashkëshortit për t’u përballur me sëmundjen e rëndë, por edhe mungesën e medikamenteve në Spitalin Onkologjik.

Gruaja, e cila prej tre vitesh është paciente në Onkologjik dhe vetë ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, tregon se bashkëshorti i saj vuan nga kanceri në mushkëri dhe nuk ka mundur të vijojë kimioterapinë për shkak të mungesës së ilaçit Docetaxel.

Sipas dëshmisë së saj, bashkëshorti duhej të merrte seancën e tretë të kimioterapisë, e cila kryhet çdo 15 ditë, por që prej datës 28 shtator trajtimi është ndërprerë.

Ajo rrëfen se janë drejtuar pranë institucioneve shëndetësore, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.

Më tej, ajo ngre shqetësimin edhe për mungesën e mundësisë për të kryer një ekzaminim PET Scan, të cilin bashkëshorti duhet ta kishte bërë disa muaj më parë. Sipas saj, përgjigjja që kanë marrë është se ekzaminimi mund të ofrohet në vitin 2027, ndërsa në privat kushton rreth 1600 euro.

Qytetarja tregon se si ajo, ashtu edhe bashkëshorti kanë punuar për dekada me radhë, përkatësisht 32 dhe 42 vite, ndërsa sot, në përballjen me sëmundjen, ndihen të braktisur nga institucionet.

“Kam ardhur sot në protestën para Kryeministrisë, edhe pse nuk jam shumë në gjendje të protestoj. Jam paciente e Onkologjikut prej 3 vitesh, bashkë me burrin. Unë jam operuar në gjoks, ndërsa burri vuan nga kanceri në mushkëri. Burri ka qenë duke bërë kimioterapi, por që nga data 28 shtator nuk e ka marrë më trajtimin, sepse nuk ka ilaç. Shkuam te Drejtoria e Shëndetësisë dhe na thanë të prisnim. Kemi lënë numrat e telefonit, por nuk na ka marrë askush. Nuk dimë se si t’ia bëjmë.

Burri duhet të merrte seancën e tretë të kimioterapisë. Seancat duhet t’i bëjë një herë në 15 ditë, por që nga data 28 shtator nuk e ka bërë më. Docetaxeli mungon dhe nuk mund ta bëj as jashtë vendit, sepse ka edhe efekte anësore. Në Spitalin Onkologjik nuk ka ilaçe dhe ne nuk kemi asnjë përgjigje. Shkojmë te Ministria e Shëndetësisë dhe na thonë të presim. Nuk dimë ku të ankohemi.

Unë kam 32 vite punë, burri 42 vite punë. Kemi punuar për këtë shtet dhe, kur vjen fundi, nuk ka ilaçe. PET Scan-in duhet ta kishte bërë para 6-7 muajsh. Na thonë se do të vijë në vitin 2027. Po ku ta bëj? Më thonë ta bëj në privat, por kushton 1600 euro. Ku t’i gjej unë këto para? Kush do të na përgjigjet ne?

Shteti na ka lënë në këtë gjendje, ose të vdesim, ose të bëjnë çfarë të duan. Shteti ka rënë në tokë. Këtë nuk ia falim! Kryeministri thotë: ‘Hajde në dialog’. Të vijë të bëjë dialog me mua! Nuk ke ilaçe për të shëruar njerëzit, çfarë dialogu kërkon?! I bëj thirrje të gjithë rinisë që të mos e ndalë këtë protestë, sepse vendi është i yni, nuk është i këtyre kriminelëve”, ka deklaruar qytetarja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.