POLITIKE

“Çdo biznes që mbyllet, një familje pa bukë”, Tabaku për Paketën Fiskale 2027: Rama po godet shtresën e mesme

Piranjat Përditësimi i fundit 29 October 2026, 16:36
“Çdo biznes që mbyllet, një familje pa bukë”,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër Paketën Fiskale dhe Buxhetin e vitit 2027, duke akuzuar qeverinë se po rëndon më tej barrën fiskale mbi qytetarët, bizneset e vogla dhe shtresën e mesme Tabaku deklaron se, pas 14 vitesh qeverisjeje të kryeministrit Edi Rama, shqiptarët vijojnë të përballen me taksa të larta, ndërsa masat e reja fiskale, sipas saj, do ta përkeqësojnë situatën.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga deputetja demokrate lidhet me përfshirjen e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së. Sipas Tabakut, kjo masë do t'i vendosë sipërmarrjet e vogla përballë dy alternativave: rritjes së çmimeve ose mbylljes së aktivitetit.

“Po çfarë kanë këta me njerëzit e punës? Çfarë kanë këta që i detyrojnë bizneset të largohen, të mbyllen e të mos kenë asnjë të ardhme? Çdo biznes i vogël sot mban një familje. Mbas çdo biznesi që mbyllet, është një familje pa të ardhura”, u shpreh Tabaku.

Deputetja u ndal edhe te profesionistët e lirë, të cilët i cilësoi si një pjesë thelbësore të shtresës së mesme. Ajo kujtoi betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me taksimin e kësaj kategorie, ndërsa paralajmëroi se vendosja e TVSH-së në nivelin 21%, sipas pretendimit të saj, do të ndikojë drejtpërdrejt në koston e shërbimeve.

“Sot do të kenë 21% TVSH, duke i detyruar ata që t’i rrisin të gjitha shërbimet e tyre me 21%, gjithmonë nëse ia dalin t’i mbajnë në këmbë bizneset e tyre të vogla”, deklaroi ajo.


Një tjetër pikë e kundërshtuar nga Tabaku është ndryshimi i mënyrës së pagesës së taksës së karburantit. Sipas saj, zhvendosja e pagesës nga karburanti te automjeti nuk përbën ulje reale të barrës fiskale për qytetarët.

Tabaku hodhi poshtë edhe pretendimet për ulje taksash, duke argumentuar se masat e parashikuara do të sjellin kosto më të larta për familjet dhe bizneset duke nisur nga 1 janari 2027.

“Shoqëria shqiptare, çdo shqiptar, çdo biznes do të paguajë taksa më të larta, duke nisur nga 1 janari 2027. Për shqiptarët, thesin e rrenave. Për miqtë, thesin e miliardave”, deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku ngriti akuza edhe për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke pretenduar se një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve buxhetore përfitohet nga interesa të lidhura me qeverinë.

“10 miliardë euro të buxhetit, nga të cilat pothuajse gjysma është taksa e korrupsionit, ashtu siç ka qenë çdo vit. Asgjë e re”, u shpreh ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?