Çfarë ndodhi mes Dafinës dhe Ylli Limanit? Nga shoqëria te “unfollow”, ja kush e “zhduku” i pari tjetrin nga Instagrami

Një lëvizje e papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale të dy këngëtarëve të njohur, Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit. Dy artistët, të cilët ndër vite kanë dëshmuar një raport të mirë miqësor dhe profesional, nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram.
Një lëvizje ka ngritur pikëpyetje lidhur me raportin aktual mes tyre. Burime bëjnë të ditur se ka qenë Dafina ajo që ka ndërmarrë hapin e parë, duke hequr Yllin nga lista e personave që ndjek në Instagram.

Ndërkohë, aktualisht asnjëri prej tyre nuk e ndjek më njëri-tjetrin.

Kjo situatë ka marrë vëmendje të veçantë, sidomos pasi ata kanë pasur bashkëpunime të suksesshme dhe raporte të mira ndër vite, si dhe kanë sjellë tre projekte muzikore së bashku. Megjithatë, deri më tani, as Dafina dhe as Ylli nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këtë zhvillim.
Lexo edhe
SHOWBIZ
FOTO/ Xheneta Fetahu "shpërthen" ndaj Milaim Zekës: Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë

G Bani konfirmon marrëdhenien e dashurisë

Gazetari Elton Tozaj, rrëfen sulmin: Zbritën nga një furgon dhe më goditën me levë pas koke! Tentuan të më rrëmbenin

U dhunua rëndë, gazetari Elton Tozaj reagon nga spitali: Nuk do të ma mbyllni gojën, misionin do ta çoj deri në fund

Luizi surprizon Sara Hoxhën me një buqetë gjigante me lule rozë: Një buqetë paqeje





