Egnatia arratiset në krye, Skënderbeu befason Dinamon dhe Partizani mbetet në fund, ja si ndryshon renditja e Superiores
Java e 11-të solli ndryshime të rëndësishme në klasifikim, veçanërisht në pjesën e sipërme dhe në luftën për mbijetesë.
Java e 11-të solli ndryshime të rëndësishme në klasifikim, veçanërisht në pjesën e sipërme dhe në luftën për mbijetesë. Egnatia është skuadra që përfiton më shumë, pasi pas triumfit ndaj Vorës shkon në kuotën e 27 pikëve dhe e thellon diferencën me ndjekësit.
Rrogozhinasit vijojnë të konfirmojnë dominimin në kampionat, duke u shkëputur me 7 pikë nga Teuta, që pavarësisht humbjes ndaj Tiranës mbetet në vendin e dytë me 20 pikë.
Një hap pas bën Dinamo City. Blutë u mposhtën 0-2 në shtëpi nga Skënderbeu, duke mbetur në kuotën e 17 pikëve dhe në vendin e tretë. Nga ana tjetër, korçarët marrin një fitore me shumë vlerë, ngjiten në 14 pikë dhe barazojnë me AF Elbasanin, duke hyrë fuqishëm në garën për zonën e sipërme të tabelës.
Tirana përfiton nga fitorja 1-0 ndaj Teutës dhe ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa Elbasani zbret në vendin e gjashtë pas humbjes në Shkodër. Vllaznia, falë triumfit minimal ndaj verdhebluve, shkon në 12 pikë dhe barazon me Vorën, që u dorëzua përballë Egnatias.
Në fundin e klasifikimit, Partizani merr një fitore jetike 1-0 ndaj Laçit, por tri pikët nuk mjaftojnë për të dalë nga vendi i fundit. Të kuqtë shkojnë në 10 pikë, ndërsa Laçi mbetet me 11, duke e bërë edhe më të fortë betejën për mbijetesë.
Pas 11 javësh, diferenca mes vendit të pestë dhe atij të fundit është vetëm 4 pikë. Një kampionat ku, përveç Egnatias që po krijon një shkëputje të konsiderueshme, pjesa tjetër e skuadrave mbetet në një garë të hapur dhe me shumë pak hapësirë për gabime.

Top Channel
Lexo edhe
SPORT
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

Harry Kane dëshiron që Topi i Artë të vendoset në muzeun e Bayern Munichut

Liverpooli harron zhgënjimet, mposht Crystal Palace dhe ngjitet në katërshen e parë

Milani e nis me spektakël dhe e mbyll me ankth, Genoa e tremb në fund

Egjipti shkarkon Hossam Hassan, Ali Maher merr drejtimin e kombëtares para ndeshjeve me Malavin





