Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ...
POLITIKE

Çollaku: Prokurorët e SPAK të dalin para qytetarëve, mospërputhje në deklaratat për dosjen Balluku

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si SPAK po komunikon për hetimet ndaj Belinda Ballukut, duke...

P
Piranjat16 November 2026, 18:37 · 8 min lexim
Çollaku: Prokurorët e SPAK të dalin para qytetarëve,

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si SPAK po komunikon për hetimet ndaj Belinda Ballukut, duke vënë në dukje mospërputhje mes deklaratave të prokurorëve që kanë folur për çështjen.

Çollaku tha se prokurorët duhet të dalin në një konferencë për shtyp dhe t'u japin llogari qytetarëve për ecurinë e hetimit, në vend që të bëjnë deklarata të pjesshme në takime me gazetarë. Sipas tij, përgjigjet e ndryshme të prokurorëve krijojnë përshtypjen se ata nuk kanë pasur të njëjtin kuptim për dosjen.

‘Dëgjoni, ka një mospërputhje mes deklaratave të tre prokurorëve që kanë folur. Së pari, ata janë prokurorë që duhet të japin llogari para opinionit publik. Duhet të dalin në një konferencë për shtyp. Nuk ka pse të bëjnë deklarata në copëza, në mënyrë të fshehtë apo informale. E kanë dërguar çështjen në gjykatë dhe duhet t'u flasin qytetarëve.

Ne e kemi bërë këtë tani. Kemi pasur sukses, kemi pasur dështime, jemi përballur me vështirësi. Nuk duhet të flasin vetëm me katër-pesë kolegë. Është e drejta e tyre, por kanë detyrim ndaj qytetarëve, jo thjesht ndaj katër-pesë apo 15 gazetarëve që ishin të pranishëm.

Kur shikon përgjigjet e prokurorëve të ndryshëm, duket sikur nuk kanë qenë pjesë e së njëjtës dosje ose sikur nuk kanë punuar bashkë. Njëri thotë: ‘Ka një degëzim’, sepse dosjet voluminoze kanë procedura të tjera, argumente të tjera dhe persona të tjerë të mundshëm të pandehur. Ndërsa Prençi thotë: ‘Ne dërguam për gjykim faktet penale për të cilat kemi argument. Çështjet e tjera që janë në hetim nuk mund të flas’.

Pra, njëri thotë se ka degëzim, ndërsa tjetri se kjo çështje është në hetim. Beko thotë: ‘Kemi mbyllur hetimet, kemi gjetur prova për ata që kemi konkluduar në dosje’. Po mirë, nëse ke gjetur prova për të tjerët, kjo nuk do të thotë që t'i fusësh në gërshërë.

Dhe kur vjen momenti për të sqaruar mungesën absurde të dërgimit të një kërkese të dytë në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, ndërkohë që fakti penal është rënduar, të pandehurit janë shtuar, akuzat janë shtuar, ka prova, dëshmi, kanosje, kërcënime – vetëm kumbulla mungon aty – përgjigjja është: ‘Na e ka thënë një herë Kuvendi: Mos e ndiqni këtë rrugë, sepse unë nuk ju lë të kaloni’.

Për rrjedhojë, çfarë do të bësh ti? Po mbylle prokurorinë atëherë! Janë rënduar të gjitha rrethanat, ka akuza të reja. ‘Jo, po akuzat dhe zgjerimi i hetimeve nuk do të thotë se ka një rrethanë të re hetimore’. Po çfarë duhet të jenë rrethanat e reja hetimore? Nëse ti zbulon se ka vrarë e pandehura apo i pandehuri, çfarë do të thuash? ‘E kam dërguar një herë kërkesën dhe nuk shkoj më aty’? Çfarë është kjo? ‘Kam kërkuar nuse një herë, nuk ma japin’. Kjo është çështje procedure, zotëri. Ti duhet të shkosh atje.

Mosdërgimi i kësaj kërkese, sipas juristëve që nuk kanë lidhje apo konflikt interesi me këtë çështje, përbën mosveprim, i cili është element i veprës penale dhe ngarkon me përgjegjësi oficerë, prokurorë, gjyqtarë, kushdo që merret me këtë histori.

Ka edhe gjëra të tjera. Unë e di që prokuroria ka shumë të meta, ashtu si edhe gjykata, natyrisht. Por cila është e madhja, e mira, suksesi? Pyetja është: A ka të afërm të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale që kanë sipërmarrje, kanë biznese dhe që i lidhin këto biznese me ministrinë që ka drejtuar Balluku?

Familjarë. Ka informacione dhe unë jam duke i saktësuar se kush janë, cilat janë firmat dhe kompanitë që kanë lidhje me biznese të ndryshme dhe me tenderat që zhvillohen.

Lidhja është e afërt. Bëhet fjalë për familjarë që kanë punë dhe kontrata me ministrinë që ka drejtuar Balluku, nga viti 2021 e këtej. Shumë e thjeshtë. Po flas për ekipet e SPAK-ut, prokurorë dhe gjyqtarë.

Janë marrë shumë prokurorë, gjyqtarë dhe oficerë aty, nuk është marrë vetëm një, dy apo tre, si ata që na folën sot. Sot mund të them më shumë, sepse jam duke kërkuar dokumentacion për t'i lidhur këto të dhëna me shkresa zyrtare. Është një hetim që ata mund ta kenë bërë edhe vetë, por ndoshta e kanë lënë te degëzimet ose te fraksionet, te copëzimet.

Meqë flisni për degëzime, merrni ndonjë prej atyre degëve që keni lënë jashtë dhe na e tregoni edhe ne. Sepse pemës i keni krasitur degët. Nuk ka degë, është trung. Kjo është papërgjegjshmëri e madhe e kësaj strukture të posaçme.

Për këtë arsye them se prokurorët duhet të dalin para shtypit, që të pyeten edhe për çështje ligjore. Zotëri, ne i kemi lexuar vendimet e gjykatave ku thuhet se Edi Rama i thotë: ‘Këtë tender jepja filanit, këtë rrugë jepja filanit, këtë jepja këtij’.

Ti, prokuror i nderuar, që ke konkluduar mbi bazën e provave të gjetura, dhe mes këtyre provave janë edhe mesazhet ku Rama i thotë Ballukut ‘jepja këtë tender’, ndërsa Balluku thotë ‘më çmendi ai gjati atje, duhet t'ia jap këtij’, përse nuk e ke kryer veprimin hetimor për të thirrur kryeministrin?

Cila është pafuqia apo pengesa në Kodin e Procedurës Penale apo në dispozitat e tjera ligjore që të pengon të marrësh dëshminë e personit që ka dhënë urdhrin, për të hetuar nëse është konsumuar vepra penale dhe për dëmin e drejtpërdrejtë prej 50 apo sa milionë eurosh që është shkaktuar?

Nuk e di çfarë duan tjetër këta. Kjo është të fyesh edhe aftësitë juridike të juristëve të mirë shqiptarë. Kjo nuk është histori partish, kjo është histori vjedhjeje. Janë vjedhur me kuintalë paratë e shqiptarëve. Ajo i mbante me valixhe, me arka, me kontejnerë, me çfarë nuk i mbante.

Çfarë ka bërë struktura e posaçme? Ka sekuestruar fotografitë. Fotografi lingotash, fotografi milionash eurosh.’, u shpreh gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.