Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin Reshjet intensive përmbysin Durrësin Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, Vinçesk Piroli sërish në kërkim! EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 10 persona për pastrim parash nga trafiku i drogës në Itali, sekuestrohen 680... Sekuestrohen 66 kg kanabis në kufirin grek, tre shqiptarë në pranga “Të pashpirt e të pamëshirshëm”/ Berisha shpërthen për Paketën Fiskale: Vendosët të godisni shtresën e mesm... Avioni i mallrave del nga pista në Miami, ja video dramatike Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, thërret 100 mijë ish-ushtarakë: Do të rikthehen... Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama i ndërron vendin në kuvend Spiropalit Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së Akuza për korrupsion zgjedhor, dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Vaut të Dejës Zhupa: Më 28 nëntor të gjithë në shesh kundër kësaj qeverie
SPORT

Derbi në Serie A për Muçin, por trajneri i Trabzonspor e “fshin” nga lista

I kthyer në një nga emrat më të lakuar në Turqi, Ernest Muçi e sheh veten papritur jashtë planeve të trajnerit për sfidën e radhës në Conference League, atë kundër CSKA Sofia. Pavarësisht se Muçi u aktivizua titullar dhe 90-minuta në kampionat, trajneri i Trabzonspor vendosi të mos e përfshijë sulmuesin kuqezi në listën e […]

P
Piranjat26 November 2026, 13:41 · 1 min lexim
Derbi në Serie A për Muçin, por trajneri i Trabzonspor e

I kthyer në një nga emrat më të lakuar në Turqi, Ernest Muçi e sheh veten papritur jashtë planeve të trajnerit për sfidën e radhës në Conference League, atë kundër CSKA Sofia. Pavarësisht se Muçi u aktivizua titullar dhe 90-minuta në kampionat, trajneri i Trabzonspor vendosi të mos e përfshijë sulmuesin kuqezi në listën e lojtarëve të gatshëm për transfertën bullgare.

Ky vendim i papritur vjen në një moment kur emri i Muçit po lakohet fuqishëm në Itali si një opsion gjatë janarit për dy ekipet e kryeqytetit, Roma dhe Lazio.

Mediat italiane kanë zbuluar së fundmi, se Roma kishte dërguar përfaqësues në Turqi për të ndjekur nga pranë Muçin në takimin kundër Eyupspor. Risia në këtë pikë, gjithnjë sipas mediave italiane, është përfshirja edhe e Lazios në këtë garë për të siguruar kartonin e Muçit. Gattuso kërkon përforcime gjatë janarit në mënyrë që t’i shkojë deri në fund këtij sezoni në Serie A ku synojnë minimalisht prezencën në Champions League.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.