Boks, ndeshja Fury-Joshua kthehet në "çështje e qetësisë publike" në qytet
Përballja e shumëpritur mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua ka kaluar një tjetër pengesë, pasi autoritetet e Cardiffit kanë miratuar zgjatjen e orarit të licencës për zhvillimin e eventit në orët e para të mëngjesit

Përballja e shumëpritur mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua ka kaluar një tjetër pengesë, pasi autoritetet e Cardiffit kanë miratuar zgjatjen e orarit të licencës për zhvillimin e eventit në orët e para të mëngjesit.
Dueli mes dy kampionëve britanikë të peshave të rënda do të zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Principality”, me një kapacitet prej rreth 77 mijë spektatorësh. Vendimi i këshillit bashkiak lejon që aktiviteti të vijojë deri në orën 03:00, ndërsa stadiumi do të mbyllet në 03:30.
Organizatorët kanë planifikuar që hyrjet e boksierëve në ring të nisin rreth orës 01:00, ndërsa gongu i parë pritet të bjerë në 01:30, orar i përshtatur për audiencën amerikane. Megjithatë, kjo ka shkaktuar pakënaqësi te banorët e zonës, të cilët kanë ngritur shqetësime për zhurmën, trafikun dhe vështirësitë që mund të krijohen gjatë natës.
Për të garantuar sigurinë, në event pritet të angazhohen rreth 130 efektivë policie dhe një numër i shtuar punonjësish sigurie. Ndeshja, e cila do të transmetohet në Netflix, konsiderohet një nga përballjet më të mëdha të boksit britanik dhe pritet të sjellë të ardhura të konsiderueshme për qytetin.
Lexo edhe
SPORT
Flick i kënaqur me fitoren, por kritikon golin e pësuar: Nuk mund të lejojmë gabime të tilla

Muriqi shënon kundër Shakhtarit në Champions League

AC Milani e do yllin spanjoll, Barcelona vendos çmimin e frikshëm

VIDEO/ Protesta ‘zbret’ në fushën e basketbollit, “Asllan Rusi” shpërthen me thirrjet “Ju erdhi fundi!”

Guardiola e pranon për herë të parë: Kisha turp kur refuzova Italinë

A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit!

Antonio Cassano sulmon Taren dhe Allegri-n për Cisse: Nuk besuan tek ai

Barcelona, Chelsea dhe Tottenham hidhen në sulm për Joao Felix





