Gasperini pas barazimit me PSG: Roma është në rrugën e duhur, synojmë objektiva të rinj

Gian Piero Gasperini u shfaq i kënaqur pas barazimit 2-2 të Romës në transfertë ndaj PSG-së, kampionëve në fuqi të Europës. Trajneri italian vlerësoi nivelin e kundërshtarit, por mbi të gjitha paraqitjen dhe rritjen e skuadrës së tij.
I pyetur për zgjedhjet në formacionin titullar, Gasperini shpjegoi se kishte dashur t’i jepte një mundësi të rëndësishme Castros, ndërsa vlerësoi edhe Malen, i cili po kalon një periudhë të mirë.
“Ne luajtëm kundër një skuadre fantastike dhe jam shumë i lumtur. Më gëzon rritja e këtyre djemve. Dinuam të luftonim në disa momente dhe të luanim më lart në të tjera. Është një paraqitje që do të më duhet ta shikoj përsëri”, u shpreh trajneri i Romës.
Gasperini u ndal edhe te goli i pësuar nga një goditje këndi, duke e cilësuar të ardhur keq, pasi Roma ka pësuar edhe gola të tjerë në këtë mënyrë në Champions League. Megjithatë, ai vlerësoi cilësinë e skuadrës në momentet kur iu krijuan hapësirat për të sulmuar.
“Jemi në rrugën e duhur. Duhet t’i vendosim gjithmonë vetes objektiva të rinj dhe ta shijojmë këtë ndeshje”, theksoi ai, duke shtuar se mendja i ishte kthyer tashmë sfidës së radhës.
Në fund, i pyetur për deklaratën e Mario Hermosos se Roma mund të luftojë për gjithçka, Gasperini vlerësoi mentalitetin dhe cilësinë e mbrojtësit spanjoll, duke e cilësuar një shembull të jashtëzakonshëm për skuadrën.
Lexo edhe
SPORT
Fermin Lopez do të humbasë ndeshjen kundër Atletico Madrid, shkak kartoni i kuq pas protestës ndaj arbitrit

Boks, ndeshja Fury-Joshua kthehet në "çështje e qetësisë publike" në qytet

Flick i kënaqur me fitoren, por kritikon golin e pësuar: Nuk mund të lejojmë gabime të tilla

Muriqi shënon kundër Shakhtarit në Champions League

AC Milani e do yllin spanjoll, Barcelona vendos çmimin e frikshëm





