Guardiola e pranon për herë të parë: Kisha turp kur refuzova Italinë

Për herë të parë, Pep Guardiola ka pranuar se ishte kontaktuar për të marrë drejtimin e Italisë.
Para rikthimit të Roberto Mancinit, tekniku spanjoll ishte dëshira e madhe për të marrë drejtimin e “axurëve” dhe për të rikthyer ata te suksesi.
Në një intervistë të fundit, Guardiola pranoi se u kontaktua nga Paolo Maldini dhe Leonardo, ndërsa theksoi se kishte nevojë për pushim. Ai tha se kishte turp kur e refuzoi ofertën e Italisë.
“Paolo Maldini dhe Leonardo janë njerëz që i dua shumë, por më kontaktuan në një kohë kur kisha nevojë për një pushim. Ishte një nga nderimet më të mëdha të karrierës sime që ata më menduan si dikë që mund të stërviste Italinë. Kisha shumë turp kur e refuzova ofertën e tyre.
Ndoshta nëse do të kishte ardhur një ose dy vjet më vonë, do të kisha thënë po. Sfida ime e radhës është padyshim të stërvit një ekip kombëtar”, tha Guardiola për Romario TV.
Lexo edhe
SPORT
A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit!

Antonio Cassano sulmon Taren dhe Allegri-n për Cisse: Nuk besuan tek ai

Barcelona, Chelsea dhe Tottenham hidhen në sulm për Joao Felix

PSG, gati të "hapë thesin" për yllin e Spanjës

Alarm te Interi! Calhanoglu humbet sfidat vendimtare të dhjetori

Bruno Fernandes nuk rinovon me Manchester United, Juventusi dhe Milani bëjnë gati ‘antenat’

Cristiano Ronaldo, 13 gola larg historisë! Ylli portugez realizoi golin e 987-të në karrierë

Luan Krasniqi i jep zemër Nelson Hysës para duelit për titullin botëror: Beso te vetja!





