Dështimi i samitit të Ramës, Ceno: Sinjalet i mori pas takimit të NATO-s në Ankara, Rama do bëjë fajtor protestat
Gjatë një bisede ne studion e emisionit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, Enri Çeno Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, duke komentuar situatën pas dështmit të samitit.

Gjatë një bisede ne studion e emisionit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, Enri Çeno Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, duke komentuar situatën pas dështmit të samitit të NATO-s, tha se kreu i qeverisë i kishte marrë sinjalet që pas samitit të Ankarasë.
Flavio Qarri: E përdori në mënyrë perverse kryeministri samitin e NATO-s...mos zhvillimi i samitit ne Shqipëri, çfarë disfate është kjo në terma gjeopolitike dhe cili është shkak se më përmende Ronin.
Endri Ceno: Në 20 vitet e fundit janë zhvilluar 16 samite të NATO-s përfshirë atë të famshmin të 2008-s në Bukuresht ku mori ftesën Shqipëria për tu anëtarësuar si anëtare me të drejta të plotë, duke realizuar një ëndërr të kahershme të shqiptarëve dhe qeverisë shqiptare. Nga 2021 e më pas janë realizuar çdo vit nga një samit i rregullt, plus dy samite të jashtëzakonshme për arsye te luftës në Ukrainë. Pra është e tepër ajo arsye që nxjerre Edi Rama. Në do të dëgjojmë edhe në javët në vazhdim ku ai fajin do tua kalojë protestuesve, pra gjeopolitikës. Në do të dëgjojmë shumë shpejt dhe fajtorët do të nxjerrë protestuesit e bulevardit por realiteti është që indiciet Kryeministri i Shqipërisë i ka marrë që pas samitit të Ankarasë me vizitën e ambasadorit të NATOS.
Indicet e qarta janë dhënë. Kam deklaruar se është në rrezik kjo avancë e qeverisë, që nëpërmjet lidhje te tij të padukshme por tentonte të realizonte një samit në Shqipëri.
Ai shfrytëzoi rritjen e kapaciteteve të buxhetimit që është i detyrueshme si vend anëtar i NATOS në fushën e mbrojtjes ku të gjitha këto investime nuk do kalonin nëpërmjet kompanive apo korporatave të industrisë së mbrojtjes amerikane apo të BE.
Të gjithë këto kontrata po kalon nga kompanitë e mëdha amerikan drejt kompanive të panjohura që paskësh individë si Roni Yeffet që paska marrë në dorë të gjithë buxhetin financiar të Ministrisë së Mbrojtjes....
Lexo edhe
POLITIKE
‘Barazia Gjinore’ në kushtetuese, Pano: 77 kartonat e sektit ‘rilindje’ miratuan atë që synon shkatërrimin e familjes shqiptare

Organizatat shqiptaro-amerikane letër Ramës: 10 kërkesa për protestat dhe të drejtat e qytetarëve

KLSH zbulon shkeljet në Fier/ Baçi: Subashi sfidon ligjin, bashkia zhytet në korrupsion dhe nepotizëm

Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës





