Detaje/ I shpallur në kërkim për vrasje në 2023, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër! E pëson edhe shoku i tij
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “Target”. Në pranga ka rënë Luçian Mëhilli

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “Target”.
Në pranga ka rënë Luçian Mëhilli, 23 vjeç, i shpallur në kërkim dhe i dyshuar si bashkautor në vrasjen e Valter Fierzës, më 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri.
Bashkë me të është arrestuar edhe 26-vjeçari Kristjan Çarkaj, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe për veprimtari në fushën e narkotikëve.
Sipas njoftimit të Policisë, dy të arrestuarit u lokalizuan në aksin rrugor Shkodër–Prekal, ndërsa udhëtonin me një automjet tip “Opel”.
Luçian Mëhilli ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ai dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasjen e Valter Fierzës në shtator të vitit 2023.
Ndërkohë, Kristjan Çarkaj u arrestua në flagrancë, nën dyshimin për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lexo edhe
AKTUALITET
NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të zhvillohen vetëm kur të ketë nevojë

SPAK kërkon ekstradimin menjëherë në Shqipëri të "Sakatit", i përfshirë në goditjen e Lulzim Mashës

EMRAT/ Përleshje me thikë në burgun e Durrësit, një i plagosur

Letra e Jorgji Sheros për Enver Hoxhën: Një lutje familjare që u kthye në vulë dënimi nga shteti komunist

Këmbimi valutor sot/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera





