Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale
BOTA

Dhuna ndaj studentëve gjatë protestave në Serbi, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste dhe katër efektivë

Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, në kuadër të hetimeve për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave kundër qeverisë serbe. Sipas raportimeve të medias serbe Nova.rs, Zhmiric është një nga pesë personat e arrestuar gjatë një operacioni […]

P
Piranjat 4 November 2026, 19:41 · 1 min lexim
Dhuna ndaj studentëve gjatë protestave në Serbi, arrestohet

Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, në kuadër të hetimeve për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave kundër qeverisë serbe.

Sipas raportimeve të medias serbe Nova.rs, Zhmiric është një nga pesë personat e arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga inspektorët e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përveç komandantit të forcave speciale antiterroriste, në pranga kanë përfunduar edhe katër pjesëtarë aktualë dhe ish-pjesëtarë të Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve (JZO).

Arrestimet dyshohet se lidhen me ndërhyrjet e dhunshme të policisë gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit 2025, në bulevardin “Kralja Aleksandra”, pranë Fakultetit Juridik në Beograd, ku studentët kishin organizuar protesta.

 

Gjatë këtyre ndërhyrjeve, disa studentë mbetën të lënduar, ndërsa të tjerë u shoqëruan në komisariatet e policisë. Në një prej episodeve, forcat e rendit hynë edhe në ambientet e Fakultetit Juridik, një veprim që ngriti shqetësime për cenimin e autonomisë universitare.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.