Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i pajetë nën rrënoja pas 17 orësh

Publikohet fotoja e Hamit Ibros, 69-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që tronditi një pallat në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan, mesditën e së mërkurës.
Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet rreth orës 00:40, pas disa orësh kërkimesh nga ekipet e Policisë, Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile dhe zjarrfikësve. Nga kjo ngjarje e rëndë humbi jetën edhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha, ndërsa 10 banorë të tjerë të pallatit mbetën të dëmtuar dhe morën ndihmë mjekësore.
Sipas hetimeve paraprake të Policisë, dyshohet se shpërthimi dhe zjarri u shkaktuan nga prania e një sasie të tepërt gazi në banesën e 69-vjeçarit. Fuqia e shpërthimit shkaktoi dëme të konsiderueshme në pallat. Një pjesë e strukturës së katit të katërt u shemb, duke rënë mbi katin e tretë, ndërsa u dëmtuan edhe muret ndarëse dhe apartamentet përreth. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e tragjedisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tentoi t’i arratisej policisë, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë, i gjenden armë dhe drogë në makinë

Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur!

Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndërtimit nisin vlerësimin e palla...

Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Familje shumë e mirë, por në zon...

Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit në Bulqizë? Gruaja dhe djali e qëlluan me armë dhe sëpatë!

SKANDAL! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, gjobiten 31 protestues të tjerë

ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht...





