Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa...
AKTUALITET

Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Familje shumë e mirë, por në zonë…

Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut, 61-vjeçarit nga fshati Gotvi i Bulqizës, i cili humbi jetën tre ditë më parë, janë shoqëruar në polici, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë. Ekspertiza ka zbuluar se viktima kishte një plagë të shkaktuar nga armë zjarri, konkretisht nga një plumb pistolete në gjoks. Fillimisht, familjarët kanë dyshuar […]

P
Piranjat 5 November 2026, 10:56 · 2 min lexim
Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e

Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut, 61-vjeçarit nga fshati Gotvi i Bulqizës, i cili humbi jetën tre ditë më parë, janë shoqëruar në polici, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

Ekspertiza ka zbuluar se viktima kishte një plagë të shkaktuar nga armë zjarri, konkretisht nga një plumb pistolete në gjoks.

Fillimisht, familjarët kanë dyshuar se 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari. Ata e kanë transportuar drejt spitalit të Bulqizës dhe kanë njoftuar policinë, por Fiku ka mbërritur pa shenja jete.

Plagët e shumta në trup dhe dëmtimet në kokë kanë ngritur dyshime mbi rrethanat e vdekjes. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë në Tiranë, ku është zbuluar edhe plaga e shkaktuar nga arma e zjarrit.

 

Ndërkohë, shoqërimi i bashkëshortes dhe djalit ka tronditur komunitetin e zonës. Një banor, i cili ka njohur nga afër familjen, ka shprehur mosbesimin e tij për përfshirjen e mundshme të familjarëve në ngjarje.

“Për Gazmir Fikun që thonë se ka vrarë të atin, unë kurrë nuk jam në një mendje. E kam patur nxënës dhe ka qenë ndër më shembullorët në shkollë. Familja shumë e mirë…Unë nuk e konceptoj dot që e shoqja bashkë me djalin të kenë bërë këtë krim. Ndoshta e kanë kryer nuk e di. Por nuk e besoj dot që të jetë kryer nga njerëz të familjes. Vajzën e ka të martuar është jashtë. Djali punonte këtu tek OSHHE. Në fillim dëgjova se është dëmtuar nga ariu. Më pas nuk di ç’të them. Me banorë të fshatit më ka thënë që ka kaluar keq”, ka treguar  një banor i zonës.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se priten veprime të tjera hetimore, përfshirë edhe shoqërimin e një personi tjetër të afërt me familjen.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësit për vdekjen e 61-vjeçarit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.