Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic... Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha... Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p...
AKTUALITET

Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg

Gjykata e Posaçme rrëzoi dy kërkesat e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për lejimin e regjistrimit dhe transmetimit live të seancave gjyqësore dhe daljes nga kafazi i xhamit

P
Piranjat 5 November 2026, 11:44 · 2 min lexim
Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat

Gjykata e Posaçme rrëzoi dy kërkesat e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për lejimin e regjistrimit dhe transmetimit live të seancave gjyqësore dhe daljes nga kafazi i xhamit. Avokati dhe vetë Ilir Meta ngritën një shqetësim të rëndë, sa i takon takimeve mes tyre në paraburgim.

“Të gjitha takimet e mia me të mbrojturin prej meje në paraburgim survejohen nga kamerat që regjistrojnë”, pretendoi Bujar Musta, shqetësim për të cilin trupi gjykues tha se do ia përcillte burgjeve. 

Për kamerat në seancë, Erion Bani tha se është shprehur njëherë gjykata, duke relatuar se gjyqi është i hapur dhe publik dhe se gazetarët janë të pranishëm. Në fakt ky pretendim nga kryesuesi i trupit gjykues nuk rezulton i tillë, pasi asnjë nga gazetarët e pranishëm në sallë, nuk është i akredituar sipas përcaktimeve të rregullores së re të GJKKO-së, dhe ndodhej aty si publik. 

Lidhur me kërkesën për daljen nga kafazi, Musta tha se në dy seancat e Apelit, qëndrimi i Metës krahë mbrojtjes nuk paraqiti asnjë problem, madje shtoi ai, prokurorët ishin të pranishëm dhe mund të shprehen. Arben Kraja tha se për këtë pikë e lë në vlerësim të gjykatës, dhe sa i takon transmetimit të seancave u shpreh kundër.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.