Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro...
BOTA

Një në katër adoleshentë nuk lëviz fare, OBSH: 15 vite pa progres në nivel global

P
Piranjat 4 November 2026, 18:58 · 4 min lexim
Një në katër adoleshentë nuk lëviz fare, OBSH: 15 vite

Një në katër adoleshentë në mbarë botën pranon se nuk ka kryer asnjë aktivitet fizik për të paktën një orë gjatë javës së kaluar. Të dhënat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila vë në dukje mungesën e progresit në këtë drejtim gjatë 15 viteve të fundit. Rreth 240 milionë të rinj të moshës 11 deri në 17 vjeç nuk kanë kryer asnjë ditë gjatë javës së kaluar aktivitet fizik me intensitet mesatar deri në të lartë, për të paktën 60 minuta, sipas një studimi të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore The Lancet Global Health, është zhvilluar në 140 vende dhe rajone, me pjesëmarrjen e më shumë se 3.2 milionë adoleshentëve, vajza dhe djem. Në nivel global, adoleshentët deklaruan se kryejnë aktivitet fizik mesatarisht vetëm 2.7 ditë në javë, ndërsa vetëm 14% thanë se ushtrohen çdo ditë të javës, bëri të ditur OBSH-ja. Sipas organizatës, këto rezultate dëshmojnë për “mungesë progresi në nivel ndërkombëtar gjatë 15 viteve të fundit”, pasi nivelet e aktivitetit fizik kanë mbetur pothuajse të pandryshuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rikujton gjithashtu se mungesa e aktivitetit fizik përbën një “faktor të rëndësishëm rreziku” për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje të kancerit.

“Prej 15 vitesh, nuk është shënuar asnjë progres në nivel global për të nxitur të rinjtë të jenë fizikisht aktivë, ndërsa vajzat mbeten veçanërisht prapa”, deklaroi në një njoftim drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Hendeku gjinor mbetet veçanërisht i theksuar. 28% e vajzave raportuan se nuk kishin kryer asnjë aktivitet fizik gjatë javës së kaluar, krahasuar me 22% të djemve. Po ashtu, vetëm 11% e vajzave deklaruan se ishin fizikisht aktive çdo ditë, kundrejt 17% të djemve. Ky ndryshim vihet re pothuajse në të gjitha vendet e përfshira në studim.

Aktivitet fizik i sigurt dhe i përballueshëm

Studimi evidenton dallime të konsiderueshme ndërmjet vendeve. Në Namibi, Nepal dhe Filipine, për shembull, 40% e djemve dhe vajzave adoleshente deklaruan se nuk kishin kryer asnjë aktivitet fizik gjatë javës së kaluar. Ndërsa në Serbi dhe Bangladesh, më shumë se 30% e të anketuarve raportuan se kishin qenë fizikisht aktivë çdo ditë.

“Zgjidhja nuk qëndron te t’u themi adoleshentëve që të bëjnë më shumë përpjekje. Çështja kryesore është të sigurohemi që shkollat, rrugët dhe lagjet të jenë mjedise ku aktiviteti fizik, loja dhe lëvizja të jenë të sigurta, të lehta dhe të natyrshme”, theksoi Tedros.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transporti, qasja në hapësira publike të sigurta, mundësia për të lëvizur në këmbë ose me biçikletë në mënyrë të sigurt, mjedisi shkollor, kostot ekonomike, perceptimet shoqërore dhe stili i jetesës gjithnjë e më shumë i orientuar drejt ekraneve janë faktorë që ndikojnë në mundësitë për të kryer aktivitet fizik.

Për këtë arsye, OBSH-ja bën thirrje për marrjen e masave më të forta në fushën e arsimit, transportit, planifikimit urban, sportit dhe shëndetësisë, si dhe për intensifikimin e përpjekjeve për të eliminuar pengesat e shumta me të cilat përballen vajzat.

“Vendet kanë nevojë për politika që mundësojnë përfshirjen e lehtë, të sigurt dhe të përballueshme të aktivitetit fizik në jetën e përditshme”, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.