Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO
BOTA

“Dimri, Trump dhe Le Pen”, ish-drejtori i Financial Times: Putin një mjeshtër i destabilizimit, çfarë po llogarit për të fituar në Ukrainë

Vladimir PutinLionel Barber, ish-drejtor për 15 vite i gazetës prestigjioze “Financial Times”, ka analizuar strategjinë e Vladimir Putinit në luftën kundër Ukrainës, duke paralajmëruar se presidenti rus po përpiqet të shfrytëzojë përçarjet brenda aleancës perëndimore për të arritur objektivat e tij

P
Piranjat18 November 2026, 18:22 · 3 min lexim
“Dimri, Trump dhe Le Pen”, ish-drejtori i Financial Times: Putin

Lionel Barber, ish-drejtor për 15 vite i gazetës prestigjioze “Financial Times”, ka analizuar strategjinë e Vladimir Putinit në luftën kundër Ukrainës, duke paralajmëruar se presidenti rus po përpiqet të shfrytëzojë përçarjet brenda aleancës perëndimore për të arritur objektivat e tij.

Në një intervistë për Corriere della Sera, Barber, i cili është takuar tri herë me liderin rus, e cilëson Putinin një mjeshtër të destabilizimit dhe luftës psikologjike.

Sipas tij, Kremlini beson se mund të dobësojë bashkëpunimin mes vendeve perëndimore, pasi e konsideron Europën të përçarë dhe të dobët, ndërsa sheh te Donald Trump një aleat të mundshëm në Uashington.

“Po përpiqet të përçajë aleancën perëndimore dhe besoj se është i bindur se mund t’ia dalë, sepse ka njeriun e tij në Uashington”, deklaron Barber, duke iu referuar presidentit amerikan.

Ish-drejtuesi i “Financial Times” kritikon qëndrimin e Trumpit ndaj luftës në Ukrainë, duke theksuar se ai nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për ta mbështetur Kievin dhe se është treguar vazhdimisht mirëkuptues ndaj Putinit.

Sipas Barber, edhe të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë mbajtur qëndrime në favor të Rusisë gjatë përpjekjeve diplomatike.

Sa i përket mundësisë së negociatave për paqe, Barber mendon se Putini nuk është ende i gatshëm për një marrëveshje.

Sipas tij, presidenti rus synon të shfrytëzojë muajt e dimrit për të dobësuar rezistencën ukrainase dhe për të minuar mbështetjen perëndimore.

Ai paralajmëron gjithashtu se Rusia po përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale nga lufta.

Mobilizimi i përgjithshëm do të ishte një rrezik i madh për Kremlinin, pasi do ta bënte të pamundur vazhdimin e paraqitjes së luftës si një “operacion special ushtarak”, duke ekspozuar përmasat reale të konfliktit përpara popullsisë ruse.

Një tjetër skenar që, sipas Barber, mund t’i shërbejë interesave të Putinit është fitorja e Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Ai beson se një zhvillim i tillë mund të çojë në dobësimin ose ndërprerjen e mbështetjes europiane për Ukrainën.

Sipas tij, viti 2027 mund të jetë veçanërisht i vështirë për Kievin, ndërsa Putini do të përpiqej të siguronte një marrëveshje që jo vetëm të dobësonte Ukrainën, por edhe të ndryshonte rendin e sigurisë europiane të krijuar pas Luftës së Ftohtë.

“Viti 2027 do të jetë shumë i vështirë”, paralajmëron Barber, duke shtuar se Putini ka ende arsye të forta për t’u kapur pas luftës, pavarësisht kostove të jashtëzakonshme që ajo po i shkakton Rusisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.