Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend Ngrohje apo dush me ujë të ngrohtë? Studentët e Mjekësisë përballë dilemës absurde në konvikte Rama pranon dështimin: Ekonomia po rritet, por nuk reflektohet në familjet shqiptare “Kamikazi” rrezikon familjen në Mamurras/ Parakalon dhe i pret rrugën shoferit me dy fëmijë në makinë... “Rrezik për sulme terroriste dhe kriminalitet në vendet me grumbullime”/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë lësho... “Në çdo fushë ka Gysët e tij”/ Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë ... Karrotrecat dëmtojnë asfaltin në fshatin Tregtan, në Has Tomor Alizoti: Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shoferë të Agasit. Drejtoresha e SHISH i shërbente krimit... Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion Metës...
BOTA

Ligji i ri! 1 vit burg për shefin ose kolegun që të fyen dhe të poshtëron në punë

Është kjo një nga risitë më të bujshme të propozuara në Projekt-Kodin e ri Penal të fqinjëve tanë, Maqedonisë së Veriut, ku fyerja, dhuna psikologjike dhe abuzimi në ambientet e punës nuk do të trajtohen më thjesht si shkelje administrative,...

P
Piranjat18 November 2026, 12:35 · 2 min lexim
Ligji i ri! 1 vit burg për shefin ose kolegun që të fyen dhe

Është kjo një nga risitë më të bujshme të propozuara në Projekt-Kodin e ri Penal të fqinjëve tanë, Maqedonisë së Veriut, ku fyerja, dhuna psikologjike dhe abuzimi në ambientet e punës nuk do të trajtohen më thjesht si shkelje administrative, por si vepra penale të dënueshme me gjobë ose heqje lirie.

Një nismë e tillë sjell në vëmendje një realitet të dhimbshëm me të cilin përballen çdo ditë mijëra punonjës. Presioni psikologjik, kërcënimet dhe poshtërimet nga eprorët, të cilat shpesh kalojnë në heshtje nga frika e humbjes së vendit të punës. Mbrojtja e dinjitetit njerëzor, sidomos në oraret e gjata të impenjimit profesional, nuk duhet të përfundojë kurrë te dera e kompanisë apo e institucionit.

Ndërkohë që Maqedonia e Veriut hedh këtë hap të guximshëm për të mbrojtur realisht punëmarrësit e saj, shtrohet natyrshëm pyetja se sa të përditësuara janë ligjet tona në raport me zhvillimet dhe standardet e rajonit.

Dinjiteti në punë nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë një luks apo një privilegj i kushtëzuar, por një e drejtë themelore e garantuar me forcën e ligjit.

A ka ardhur koha që edhe Shqipëria ta trajtojë ngacmimin dhe abuzimin psikologjik në vendin e punës jo thjesht si një mosmarrëveshje mes punonjësit dhe punëdhënësit, por si një vepër penale të mirëfilltë?

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.