Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat...
KOSOVA

Dosja e kokainës/ Çfarë tha në gjykatë ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija, dhe ndaj Jeton Stanovcit, Gëzim Fekës, Arjanit Beqirit, Albana Xhemajli-Ramadanit dhe Alban Malokut, të arrestuar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.1...

P
Piranjat16 November 2026, 21:29 · 6 min lexim
Dosja e kokainës/ Çfarë tha në gjykatë ish-ministri i

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija, dhe ndaj Jeton Stanovcit, Gëzim Fekës, Arjanit Beqirit, Albana Xhemajli-Ramadanit dhe Alban Malokut, të arrestuar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës.

Sipas këtij aktvendimit, masa e paraburgimit të pandehurve Jeton Statovci, Gëzim Feka, Arjanit Beqiri, Albana Xhemajli Ramadani, Alban Maloku u llogaritet nga data 14.11.2026 deri më 14.12.2026, ndërsa të pandehurit Astrit Haraqija, masa e paraburgimit i llogaritet nga data 15.11.2026 deri më 15.12.2026.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se paraburgimi u është caktuar të pandehurve Jeton Statovci, Gëzim Feka, Arjanit Beqiri, Albana Xhemajli Ramadani, Astrit Haraqija, Alban Maloku, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale – shitblerja e paautorizuar e narkotikëve, ndërsa i pandehuri Astrit Haraqija edhe për shkak të veprës penale – armëmbajtje pa leje.

Seanca dëgjimore për këtë rast është mbajtur sot (më 16.11.2026) në orët e paradites.

Në aktvendim thuhet se avokati i të pandehurit Jeton Statovci, Florent Latifaj, lidhur me kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit në seancën dëgjimore ka deklaruar se e kundërshton në tërësi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, duke theksuar se nga kontrollet e kryera në pesë lokacionet e të mbrojturit të tij nuk është gjetur asgjë e paligjshme që e lidh atë me veprën penale, ndërsa sasia prej 30 gramë marihuanë e përmendur është gjetur te një person tjetër që është përdorues dhe e ka pranuar vetë.

Kurse avokati i të pandehurit Gëzim Feka, Besim Abdullahu, lidhur me kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit në seancën dëgjimore ka deklaruar se e kundërshton në tërësi këtë kërkesë dhe theksuar se i pandehuri Gëzim Feka gjendet për herë të parë në një procedurë penale, ka bashkëpunuar me organet e hetuesisë dhe ka shprehur gatishmëri duke pranuar veprimet e tij, ndërsa pretendimet e Prokurorisë përmbajnë kundërthënie logjike ndërmjet rrezikut të arratisjes dhe atij të asgjësimit të provave apo riorganizimit të grupit, pasi të gjitha sendet e gjetura në banesën dhe bodrumin e tij janë tashmë të sekuestruara dhe nën administrimin e autoriteteve, duke e bërë të pamundur çfarëdo ndikimi prej tij.

Ndërsa, avokati i të pandehurit Arjanit Beqiri, Blerim Hertica, ka deklaruar se e kundërshton në tërësi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit si të tepruar dhe të pabazuar në kushtet ligjore të nenit 184 të KPP-së, duke argumentuar se sendet e sekuestruara si telefoni, fisheku dekorativ, blinderi, rizllat dhe lëpirëset e blera ligjërisht si medicinale në Holandë pa ekspertizë forenzike, nuk e lidhin atë me veprën penale dhe se ai e ka pranuar vetëm konsumimin e mëparshëm nga i cili tashmë ka hequr dorë.

E pandehura Albana Xhemajli Ramadani ka deklaruar se e kundërshton kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërsa, i pandehuri Astrit Haraqija ka deklaruar se e kundërshton plotësisht kërkesën për caktim të paraburgimit, duke theksuar se në të kaluarën i është përgjigjur gjithmonë ftesave të gjykatës dhe të policisë, ka premtuar se do t’i përgjigjet rregullisht çdo ftese në të ardhmen, ndërsa lidhur me armën ka sqaruar se i ka skaduar leja dhe se është 54-vjeç.

Ndërsa, i pandehuri Alban Maloku ka deklaruar se e kundërshton kërkesën për caktim tē paraburgimit dhe kërkon nga gjykata një masë më të lehtë alternative. I njëjti i premton Gjykatës se nuk do ť’i pengojë hetimet, nuk do të ndikojë dhe nuk do të largohet nga Kosova, duke përmendur gjithashtu se i ka dy prindër të sëmurë dhe se do t’i përgjigjet rregullisht ftesave të autoriteteve.

Në aktvendim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, kundërshtimet dhe argumentet e të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre, gjitha shkresave të lëndës, vlerëson se kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit është e bazuar.

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, Jeton Stanovci, Gëzim Feka, Arjanit Beqiri, Albana Xhemajli-Ramadani dhe Alban Maloku janë personat e arrestuar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës.

Operacioni “Heshtja” u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas një hetimi të gjatë.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, ku në të përshkruhen veprimet e gjashtë të pandehurve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.