Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës?
KOSOVA

EMRAT-FOTO/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona. Sipas informacioneve të bëra publike, dy nga viktimat janë të rinj nga Kosova,...

P
Piranjat16 November 2026, 20:15 · 2 min lexim
EMRAT-FOTO/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona.

Sipas informacioneve të bëra publike, dy nga viktimat janë të rinj nga Kosova, përkatësisht nga Komuna e Rahovecit, Leart Morina dhe Berhan Zeka.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën B311, në afërsi të qytetit Erbach, në distriktin Alb-Donau, ku janë përfshirë gjithsej 9 automjete.

Sipas njoftimit të policisë gjermane, në aksident kanë vdekur një shofer 18-vjeçar dhe një shofer 19-vjeçar. Ndërkaq, një pasagjer 26-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda, ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje, pasi ishte dërguar në spital.

Image

Një pasagjere tjetër 26-vjeçare ka mbetur e lënduar, por gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Policia ka njoftuar gjithashtu se dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se shoferi 18-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit derisa po kryente një parakalim me shpejtësi të lartë, në segmentin rrugor ndërmjet Dellmensingen dhe Donaurieden.

Automjeti i tij fillimisht është përplasur me disa vetura të tjera, për t'u përplasur më pas ballë për ballë me një makinë që po qarkullonte në drejtim të kundërt.

Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë treguar përmasat e rënda të aksidentit, ku njëra prej veturave është shkatërruar pothuajse tërësisht. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipe të shumta emergjente, ndërsa është angazhuar edhe një ekspert për të përcaktuar shkakun e saktë dhe rrjedhën e aksidentit.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se dëshmitarët po merren në pyetje. Rruga B311, në segmentin ndërmjet Dellmensingen dhe Donaurieden, ishte mbyllur për qarkullim të hënën për shkak të pastrimit të vendit të aksidentit.

Ndërkohë, autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.