Dosja në SPAK 3.6 mld lekë të zhdukura nga posta e Durrësit, auditi financiar që zbuloi ‘gropën’ e frikshme. Mungojnë lekët e hipotekës
Një raport financiar i kryer nga prokuroria e Durrësit dhe Posta Qendrore në Tiranë, ka zbuluar shifra financiare akoma dhe më të mëdha që janë vjedhur nga zyrtarët e...

Nga Elton Qyno - Syri.net/
Një raport financiar i kryer nga prokuroria e Durrësit dhe Posta Qendrore në Tiranë, ka zbuluar shifra financiare akoma dhe më të mëdha që janë vjedhur nga zyrtarët e Postës Shqiptare në Durrës.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se tashmë nuk bëhet fjalë më për vjedhjen e 700 milion lekëve, por shuma e parave që ishte dedikuar për pensionistët e Qarkut të Durrësit, shkon në shifrën prej 3 miliard e 600 milion lekë të vjedhura.
Vjedhja e lekëve në Postën Shqiptare në Durrës, tashmë ka marrë përmasa akoma dhe më të mëdha, qoftë nga zbulimi i shumës financiare qoftë dhe nga fakti se ka zyrtarë të tjerë të përfshirë, ku së fundi ka dalë në skenë dhe emri i deputetes së Partisë Socialiste, për qarkun e Durrësit, Etleva Budini.
Kjo e fundit ka shërbyer si Drejtore e Filialit të Postës Shqiptare në Durrës deri në mars të vitit 2025. Hetimi i kryer nga prokurori Gazmend Frëngu, ka zbuluar prova dhe fakte që ngrenë dyshime të arsyeshme të përfshirjes së deputetes së Edi Ramës në këtë skemë vjedhje.
Tashmë bëhen dy ish-drejtoresha të Postës së Durrësit që janë vënë në lupën e SPAK, rreth këtij skandali të vjedhjes së lekëve. Një pjesë të parave të vjedhura ish-drejtoresha e postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, rezulton ti ketë harxhuar në një nga kazinotë e njohura që ndodhet në qendër të Tiranës.
Abuzimi financiar është shtrirë në një kohë të gjatë, ku veç lekëve të pensionistëve, zyrtarët e Postës së Durrësit mësohet të kenë vjedhur dhe paratë që grumbullonin përmes aplikimeve dhe mandate pagesave që bënin qytetarët për shërbimet hipotekore.
Auditi financiar i kryer nga Posta Qendrore, ka zbuluar mungesën e 3 miliard e 600 milion lekëve të vjedhura në Postën e Durrës. Tashmë ky audit financiar është administruar si provë në dosjen penale të regjistruar në prokurorinë e Durrësit.
Ndërkohë ende nuk dihet me saktësi se kush janë personat konkretë që kanë përvetësuar këtë shumë financiare, pasi ky dëm ekonomik ka ardhur i shtrirë në kohë, ku kanë shërbyer disa drejtorë dhe punonjës që më pas janë larguar për shkaqe të ndryshme nga puna.
Të implikuar në këtë skemë, dyshohet të jenë dhe njerëz të jashtëm të postës së Durrës, të cilët janë të lidhur ngushtë me një grup kriminal në zonën e Sukthit.
Ndërkohë aktualisht për këtë çështje, nën hetim janë vënë dhe arrestuar me masa sigurimi ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja, Paola Dana.
Tashmë dosja do të shqyrtohet nga SPAK, për shkak të dyshimeve mbi përfshirjen dhe kryerjen e veprimeve të një “Grupi të strukturuar kriminal” dhe të personave të tjerë që sot gëzojnë imunitet parlamentar, siç është rasti i deputetes Etleva Budini.
Lexo edhe
AKTUALITET
Projektligji i ri për duhanin, ndalohet pirja 10 metra pranë shkollave e spitaleve, gjoba deri në 5 milionë lekë

Miratohet në parim Buxheti 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve në Kuvend

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

Nga falimentimi te shkeljet e kushteve, ERE përcakton rastet e heqjes së licencave në energji





