Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së
Deri në mbrëmjen e djeshme të 3 nëntorit Edi Rama po shpresonte

Deri në mbrëmjen e djeshme të 3 nëntorit Edi Rama po shpresonte.
Prej dy javësh ai personalisht, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe miq të huaj të kryeministrit shqiptar, po përpiqeshin të bindnin Drejtorinë e Zgjerimit në Komisionin Evropian, që të shmangnin nga Raporti i përvitshëm rastin e Belinda Ballukut.
Një burim diplomatik i tha Hashtag.al se dy qeveri evropiane janë në dijeni të përpjekjeve të Ramës dhe rrjetit të tij të lobistëve, ndërsa mbrëmjen e së martës disa prej tyre janë kontaktuar dhe u është dhënë mesazhi se mund të hynin në shtigje të gabuara duke favorizuar Edi Ramën.
I njëjti burim diplomatik tha se prej disa javësh Edi Rama ka ftohur marrëdhëniet si dhe ka pakësuar kontaktet me Marta Kos; kjo e fundit mund të ketë qenë më herët objekt i kritikave nga qeveritë evropiane për favorizim të Edi Ramës.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha ka kuptuar në takime me përfaqësues së disa shteteve evropiane se qeveria shqiptare është në survejim konstant sidomos për 3 çështje:
a) Implikimet e anëtarëve të qeverisë (dhe familjarëve të tyre) me narkotrafikun
b) Implikimet e anëtarëve të qeverisë (dhe familjarëve të tyre) me dosjen AKSHI- Agasi
c) Dosja Balluku
Lexo edhe
POLITIKE
Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Veliaj zbardh bisedën me Toni Gogun: Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë Rama
Progres-Raporti i BE/ ‘Skandaloz për qeverisjen Rama’, Abilekaj: E nxin Shqipërinë në të gjitha parametrat

“Rama e bëri Shqipërinë me Regres Raport”, Belind Këlliçi: BE ngre alarmin për korrupsionin, tenderat dhe mbrojtjen e Ballukut

“Protesta do të vazhdojë”/ Marjana Koçeku: Rinia të bëhet gati të përfaqësohet në Kuvend!





